Sot mbi 2.600 qytetarë janë futur në RMV përmes kalimin kufitar “Tabanoc”

Maqedonia

Sot mbi 2.600 qytetarë janë futur në RMV përmes kalimin kufitar “Tabanoc”

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 17:07
Foto Ilustrim

Prej mesnatës, deri në ora 15:00, në kalimin kufitar ‘Tabanoc’ janë futur gjithsej 2.235 qytetarë, prej të cilëve 1.551 kanë qenë vendas, ndërsa 684 shtetas të huaj.

Nga MPB informojnë se në këtë periudhë, nga vendi kanë dalë 373 persona, prej të cilëve 212 vendas, ndërsa 161 shtetas të huaj.

MPB rikujton se prej sot për hyrje në Serbi është obliguar posedimi i testit PCR negativ, jo më të vjetër se 24 orë.

Përveç për udhëtarët të cilët kalojnë transit nëpër Sërbi, dhe të njëjtit janë të detyruar që brenda 12 orëve të dalin nga Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat