Brenda një dite 670 gjoba për mosmbajte të maskës në Maqedoni

Maqedonia

Brenda një dite 670 gjoba për mosmbajte të maskës në Maqedoni

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 10:53
Foto Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni informon se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi.

Nga MPB thonë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 670 gjoba, në lidhje me masën për mbajtjen e maskës.

MPB ju bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19.

Situata me Covid-19 në Maqedoni ende është e rënduar, numri i infektimeve ende është i lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat