Kuvendi debaton për buxhetin për vitin 2021, përmes debatit dhe çështjes me Bullgarinë dhe propozimin për lëndën e historisë

Maqedonia

Kuvendi debaton për buxhetin për vitin 2021, përmes debatit dhe çështjes me Bullgarinë dhe propozimin për lëndën e historisë

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 19:17
Kuvendi

 Kuvendi tashmë dy ditë debaton për Propozim-buxhetin e plotësuar për vitin 2021. Deputetët nxorën qëndrime për mbështetje dhe kundër propozimit, por edhe për çështjet aktuale për Bullgarinë, për propozimin për lëndën e historisë dhe bashkimin e saj me lëndët shoqërore, për propozimin për ligjin për nënshtetësi, ndërsa u parashtruan edhe disa iniciativa.

Para në buxhet ka, i siguroi zëvendësministri i Financave Dimitar Kovaçevski.

“Në buxhetin ka para siç është projektuar. Tremujori i parë ka të ardhura më të larta në raport me vitin 2019 për 4 për qind, në të dytin ka 16,8 për qind rënie, meqë ky ishte tremujori më i prekur nga kriza, tremujori i katërt ka rënie prej 2,7 për qind, tremujori i katërt në tetor ka 3 për qind më shumë tatime të grumbulluara në raport me tetorin e vitit të kaluar, ndërsa në nëntor janë në nivelin e njëjtë si në nëntor të vitit 2019”, theksoi Kovaçevski, i cili shtoi se projeksionet për vitin e ardhshëm janë bërë në skenarin themelor për rritje të BPV-së me prani të vaksinës kundër kovid-it në tremujorin e parë dhe grumbullim të të ardhurave dhe shlyerje të asaj që mbërrin në vitin 2021.

Vllado Misllajlovski nga VMRO-DPMNE e vlerësoi si jozhvillimore buxhetin, në të cilin, siç u shpreh, nuk ka mjete të mjaftueshme për asnjë komunë, nuk ka asnjë investim të madh kapital, përveç asaj që është në paralajmërim Qendra klinike, që do të mbushet nga shitja e kompanive shtetërore, me gjoba…

“Kjo nuk është strategji e mirë, lehtë është të shitet, është e vështirë të rindërtohet”, thekson Misajllovski, i cili pyeti se cilët projekte kapitale do të fillojnë në vitin 2021 dhe do të vënë në lëvizje 20-30 degë ekonomike.

Nënvizoi se derisa debatohet për buxhetin, në Kuvend me procedurë të shkurtuar miratohen ligje me procedurë të shkurtuar që kanë rëndësi substanciale, si ai për nënshtetësi që nuk është i mirë dhe duhet doemos të ndryshohet në mënyrë substanciale dhe do të marrë shumë amendamente.

Deputetët opozitarë bënë të ditur se buxheti është skandaloz, nuk do të sigurojë konsolidim financiar, por do të shkaktojë rritje të borxhit publik që do të arrijë në 67 për qind, buxhet i cili nuk është as zhvillimor, as real, as i balancuar, dhe se nuk ka prioritete në buxhetin, si dhe ajo se projeksionet janë absolutisht të dështuara.

Petar Risteski, deputet nga Prilepi u përqendrua në gjendjen me blerjen e duhanit dhe u bëri thirrje që të shkojnë së bashku me ata që protestojnë te blerësit e duhanit, ndërsa në foltore la duhan në mënyrë që, siç u shpreh, t’i përkujtojë se si i vjedhin qytetarët përmes këtij buxheti.

Mbështetje të buxhetit të propozuar në këtë mënyrë siç u shpreh, nuk do të japë edhe deputeti Hysni Ismaili, i cili e vlerësoi si të dëmshëm dhe diskriminues dhe i cili nuk ndan mjete të mjaftueshme për projekte në kulturëns.

Për Snezhana Kalevska – Vançeva nga LSDM-ja buxheti siguron qëndrueshmëri, shpenzim racional me optimizim të shpenzimeve në administratë, ndërsa investimet kapitale janë për 20 për qind më lartë të planifikuara.

Për bashkëpartiaken e saj Lolita Ristovska do të mundësojë shëndet më të mirë, dhe është zhvillimor meqë investimet kapitale jo vetëm që janë të planifikuara mirë për vitin 2021, por edhe në periudhën e ardhshme, përmes mënyrës së re të planifikimit të projekteve që do të realizohen në më shumë vite.

Pavle Trajanov nga Lidhja Demokratike, me të cilin edhe filloi vazhdimi i sotëm i debatit për propozim-buxhetin e plotësuar, tha se Buxheti është zhvillimor dhe me të u jepet prioritet investimeve kapitale, por propozoi që të mendohet që deputetët t’i thonë propozimet dhe idetë e tyre në fazën përgatitore të propozimit, si dhe fuqinë e deputetëve të komunës së njëjtë që së bashku të propozojnë projekte që duhet të mbështeten. – Ndoshta në këtë fazë do të ketë më shumë mundësi që të pranohen”, bëri të ditur Trajanovi.

Ai shtoi se mungojnë kuadro dhe projekte për implementimin e projekteve të mbështetura nga BE fondet dhe propozoi që të sigurohet mbështetje financiare për hapjen e mbi 300 ndërmarrjeve konsulente që do të përgatisin projekte dhe do të japin ndihmë për përgatitjen e projekteve.

“Mjetet buxhetore, sipas tij, duhet të orientohen drejt implementimit të standardeve evropiane, reformave të mëdha në sistemin gjyqësor, në administratën publike dhe fusha të tjera, por veçanërisht e veçoj luftën kundër korrupsionit dhe krimit, që ngadalë po e kafshon dhe ha shtetin”, tha Trajanovi.

Ai shtoi se në kushte kur sulmohet identiteti maqedonas duhet të financohen projekte që do të jenë të orientuara drejt ruajtjes së tij. – Na duhet edhe histori e shkruar, histori e jona autentike maqedonase, tha Trajanovi, i cili vlerësoi se duhet hapur debat për proceset eurointegruese.

“Të ndërtojmë një strategji unike, meqë prioriteti ynë strategjik shtetëror është të jemi pjesë e BE-së. Në mënyrë deklarative kemi edhe konsensus qytetar dhe politik, por mendoj se është mirë që të gjitha partitë e përfaqësuara në Parlament të japin kontributin e tyre në ndërtimin e kësaj strategjie. Angazhohem që Qeveria të përgatitë propozim plan veprimi në të cilin do të përkufizohen prioritetet dhe ai të vjen në Parlament dhe ne të prononcohemi lidhur me të”, tha Trajanovi i cili porositi që dialogu të bartet në Parlament ku partitë politike do t’i tregojnë qëndrimet dhe idetë e tyre për ardhmërinë e shtetit.

Si të papranueshme i vlerësoi qëndrimet e palës bullgare për mosekzistimin e popullit dhe gjuhës maqedonase dhe apeloi se në këto momente jashtëzakonisht të ndërlikuara për shtetin tonë është me rëndësi që deputetët të ndërtojnë unitet dhe ta ruajnë Maqedoninë.

Me qëndrimin e Trajanovit u pajtua Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE-ja.

“Me të vërtetë dialogu duhet të zhvillohet në Parlament. Por, fatkeqësisht nuk është ashtu. Ne deputetët jemi më përgjegjës gjatë miratimit të ligjeve dhe mbylljes së disa situatave të hidhura, shikimet janë te ne, e më pas nuk kemi pikëpamje, si është gjendja për zgjidhje të caktuara ligjore”, tha Micevski.

Bashkëpartiaku i tij Zoranço Jovançev theksoi se nevojitet konsensus kombëtar për interesat kombëtar dhe se si VMRO-DPMNE në më shumë raste e kanë kërkuar këtë.

Debati për propozim-buxhetin e plotësuar për vitin 2021 filloi dje në Kuvend, ndërsa në përputhje me rregulloren zgjatë më së shumti pesë ditë pune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat