Qeveria ofron 13 milion denarë për ish të punësuarit e PSP-së ndërsa ata të tërheqin paditë

Maqedonia

Qeveria ofron 13 milion denarë për ish të punësuarit e PSP-së ndërsa ata të tërheqin paditë

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 09:24
PSP

 Qeveria ka miratuar informatën për kryerjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të RMV-së lidhur me zbatimin e akteve dhe veprimeve të ndërmara në bazë të Rregullores me fuqi ligjore për punonjësit e Prokurorisë, hetuesit dhe punonjësit tjerë në Prokurorinë Publike për ndjekje të veprave penale që dalin nga përgjimet ilegale (PSP) gjatë kohës së gjendjes së krizës.

Qeveria ka sjellë konkluzion që të propozohet që në afat prej 30 ditëve nga miratimi i kësaj informate dhe sigurimin e mjeteve finansiare, zyrtarëve të PSP-së t’u ofrojë një marrëveshje që të pajtohen se me pagesën e pagave për muajt dhjetor 2019, janar, shkurt dhe mars 2020 të paguara përmes DAP i kanë realizuar të drejtat e marrdhënies së punës për paga, ndërsa PTHP pajtohet që nga llogaria e vet të kryejë pagesën e pagave sipas përllogaritjeve të DAP në procedurën për pagesat e pagave për muajt prill, maj dhe qershor 2020.

ME këtë, zyrtarët e Prokurorisë të PSP-së heqin dorë nga kamatat apo harxhimet tjera dhe obligohen të tërheqin paditë e tyre për pagat.

Qeveria obligoi Ministrinë e Financave të ndajë mjete prej 13.350.000,00 denarë përshkak përmbushjes së obligimeve për paga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat