Spasovski për legalizimin e marihuanës: Duhet të shohim se çka fitojmë dhe çka humbim

Maqedonia

Spasovski për legalizimin e marihuanës: Duhet të shohim se çka fitojmë dhe çka humbim

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 17:51
Oliver Spaskovski

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spaskovski në një intervistë tha se legalizimi i marihuanës, për momentin është vetëm një ide.

Ai deklaroi se para se të merret vendim, duhet të shikohen edhe anët pozitive edhe ato negative.

“Unë mendoj se duhet t’i mbledhim të gjitha mendimet, çka është ajo që do të fitojmë dhe çka do të humbim. Ne vetëm e kemi hapur si debat për të parë mendimet e opinionit”, tha Spasovski.

Për këtë ide fillimisht publikisht ka folur kryeministri Zoran Zaev, i cili më herët ka deklaruar se marihuana mund të legalizohet në Shkup dhe Ohër me qëllim të zhvillimit të turizmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat