Deputetët në Maqedoni: Shtetit i duhet ligj i mirë dhe cilësor për regjistrim

Maqedonia

Deputetët në Maqedoni: Shtetit i duhet ligj i mirë dhe cilësor për regjistrim

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 15:36
Komisioni për Çështje Evropiane

Sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, për Propozim-ligjin për regjistrim, në lexim të parë, debatoi Komisioni për Çështje Evropiane, me të cilin kryesonte kryetari i Komisionit, Arbër Ademi.

Ademi, theksoi se bëhet fjalë për ligj të rëndësishëm, me të cilin do të mundësohet regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën prej 1-21 prill 2021, duke pas parasysh se regjistrimi i fundit në vend u zbatua në vitin 2002, ndërsa regjistrimi në vitin 2011 nuk u realizua.

Për nevojën e zbatimit të regjistrimit, theksoi, se si vend-anëtarë i OKB-së jemi të obliguar të realizojnë regjistrimin, që do të jenë në pajtim me rekomandimet e miratuara ndërkombëtare për regjistrimet e popullsisë dhe ekonomive familjare, të përgatitura nga ana e Komisionit Ekonomik për Evropë të Kombeve të Bashkuara dhe të Eurostatit.

Në debat morën pjesë deputetët: Halil Snopçe, Dafina Stojanoska, Zhaklina Peshevska, Zeqir Ramçilloviq, Kastriot Rexhepi, Mirçe Axhioski, Marija Petrushevska, Beti Stamenkoska-Trajkoska, Lidija Petkoska.

Në diskutimet e tyre i përbashkët ishte konstatimi se shtetit i duhet ligj i mirë dhe cilësor për regjistrim, për të cilën u paralajmëruan amendamente për përmirësimin dhe saktësimin e dispozitave në Propozim-ligjin, kur ai do të jenë në procedurë parlamentare në lexim të dytë.

Gjithashtu, u theksua edhe rëndësia e dispozitave në Metodologjinë për zbatimin e regjistrimit, e cila në pajtim me Ligjin duhet të miratohet në mënyrë transparente. Enti Shtetëror i Statistikës, në fazën e përgatitjes për zbatimin e Regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, do të duhet të bëj vlerësim thelbësor të gjendjes momentale në Entin Shtetëror për planifikimin dhe përdorimin e mundshëm të burimeve administrative për grumbullimin e të dhënave, si bartës i tërë procesit për regjistrim duhet në mënyrë profesionale dhe me kompetencë ta mbaroj punën, me qëllim që të mos ketë asnjë dyshim në besueshmërinë e këtij operacioni statistikor dhe të rëndësishëm, u theksua se procesi është teknik, por edhe politik, për çka duhet të miratohet bashkërisht, me pozitën dhe opozitën në Kuvend.

Në bazë të debatit, Komisioni konkludoi se Propozim-ligji për regjistrim, ta përcjellë në procedurë të mëtejmë parlamentare, për çka votuan anëtarët e Komisionit, edhe nga pozita edhe nga opozita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat