Carovska: Me strategji për specializim të mençur sigurojmë rritje të qëndrueshme

Maqedonia

Carovska: Me strategji për specializim të mençur sigurojmë rritje të qëndrueshme

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 20:27
Milla Carovska

Shteti ynë në vitin 2018 e filloi procesin e zhvillimit të Strategjisë për specializim të mençur, si model gjithëpërfshirës për rritje ekonomike të qëndrueshme. Kjo strategji duhet të lidhet dhe të japë vlerë të shtuar për politikën industriale, si edhe strategjitë për konkurrencë, inovacione, hulumtime dhe zhvillim, tha sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska.

Kjo strategji, sipas ministres, për shumë vende dhe rajone ofron shumë potencial për bashkëpunim dhe partneritet, ndarjen e njohurive, mbështetjen e inovacioneve, krijimin e vlerave të reja dhe mundësive të reja për rritje ekonomike të qëndrueshme.

“Republika e Maqedonisë së Veriut, në vitin 2018, e filloi procesin për zhvillimin e Strategjisë për specializim të mençur si model gjithëpërfshirës për rritje ekonomike të qëndrueshme. Kjo strategji duhet të lidhet dhe t’i japë vlerë politikës industriale, si dhe strategjive për konkurrencë”, tha Carovska në sesionin e tretë të takimit ministror të Platformës për arsim dhe shkencë, hulumtim dhe inovacione për vendet e Ballkanit Perëndimor, kushtuar Strategjisë për specializim smart.

Siç theksoi, qëllimi është t’i identifikojë sferat e specializimit ku shteti arrin përparësi konkurruese apo potenciale, me qëllim që të rriten efektet e investimeve publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat