Shilegov: Qëllimi kryesor është nisja e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Maqedonia

Shilegov: Qëllimi kryesor është nisja e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 15:24
Petre Shilegov

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov në pyetje të gazetarëve tha se edhe në Maqedoni të Veriut dhe në Bullgari ka njerëz që marrëveshja të dështojë.

“S’është e jona që ta interpretojmë historinë, as të jemi shqyrtues të saj. Puna e jonë është që të sigurojmë të tashmen dhe të ardhmen për qytetarët tanë. Qëllimi kryesor i Maqedonisë së Veriut është nisja e bisedimeve për anëtarësim”, tha Shilegov.

I pyetur për deklaratën e ish-kryetarit të LSDM-së, Branko Cërvenkovski që partia të tërhiqet nga deklratat e kryeministrit Zaev, Shilegov tha se LSDM është një nga partitë politike më demokratike në shtet dhe secili ka të drejtë ta thotë mendimin e tij, duke përfshirë edhe Cërvenkovskin.

Shilegov përmendi se ushtria bullgare ka ardhur në pranverën e vitit 1941 si ushtri okupatore dhe e tillë ka mbetur deri në kapitulimin e Bullgarisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat