Nikolloski: Zaev duhet të japë dorëheqje

Maqedonia

Nikolloski: Zaev duhet të japë dorëheqje

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 14:35
Aleksandar Nikolloski

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski në fjalimin e sotëm para qytetarëve para Qeverisë tha se duhet të përfundojë shitja e gjithçka që është maqedonase nga Zoran Zaevi.

“Tashmë një javë, maqedonasit, qtyetarët e Maqedonisë, nga të gjitha viset e Maqedonisë e ngrisin zërin kundër tradhtisë së madhe kombëtare që i ndodh Maqedonisë”, tha Nikolloski.

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së kërkoi dorëheqje në mënyrë që të mos jetë tepër vonë.

“Dorëheqje sot, që të mos jetë vonë. Sot dorëheqje për t’u ndaluar nënçmimet kombëtare. Sot dorëheqje për t’u ndaluar tregtia me historinë, identitetin, kulturën dhe gjuhën maqedonase”, tha Nikolloski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat