Zaev inkurajon biznesmenët shqiptarë për investime në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Zaev inkurajon biznesmenët shqiptarë për investime në Maqedoninë e Veriut

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 16:48
Zaev inkurajon biznesmenët shqiptarë

 Kompanitë shqiptare të interesuara të investojnë në fusha të ndryshme në Maqedoninë e Veriut dje realizuan takim me kryeministrin Zoran Zaev dhe një pjesë të anëtarëve të Qeverisë nga sektorët e ekonomisë. Nga kryeministri morën inkurajim që ta zmadhojnë tregtinë dhe investimin mes vete dhe se Qeveria punon në projekte serioze të infrastrukturës për lidhje më të mirë me vendet.

Kryeministri Zaev, siç potencoi pres shërbimi qeveritar, u dëshiroi mirëseardhje investitorëve potencialë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që siç tha është i njëjti vend mik i Shqipërisë dhe shprehu falënderim të madh për shkak se ajo ishte një ndër shtetet e para që ratifikuan Protokollin e anëtarësimit në NATO.

“Dua ta shfrytëzojë rastin t’ju inkurajojë ta rrisni tregtinë, investimin e përbashkët, ju këtu në Maqedoninë e Veriut, ne në Shqipëri, dhe të bashkëpunojmë. Jemi shumë vende të afërta, popuj të afërt, kemi probleme të njëjta, shpresa të njëjta, së bashku ecim drejt BE-së dhe si vende me aspirata euroatlantike, kemi mundësi të mëdha për përparim në bashkëpunimin e përbashkët ekonomik dhe tregtar. Shembujt pozitiv të cilat i keni në Shqipëri t’i sjellim këtu që t’i inkurajojmë qytetarët tanë për përfitimet nga NATO”, tha kryeministri Zaev në takimin ku potencuan se ky është vendi i njëjtë mike e Shqipërisë ishte njëra ndër vendet e para që ratifikuan Protokollin e anëtarësimit në NATO.

Si prioritet i Qeverisë në bazë të zhvillimit të biznesit rajonal, kryeministri Zaev e theksoi përparimin e lidhjeve infrastrukturore midis të dyja vendeve, përmes hekurudhës dhe investimeve të tjera të projekteve serioze në infrastrukturën rrugore.

“Punojmë në përgatitjen e kërkesës për investime dhe mundësive që të lidhemi me hekurudhë, tekstualisht që nga porti i Durrësit drejt pikës sonë kufitare përmes linjës hekurudhore nga Kërçova, që duam ta ndërtojmë, të vijë deri në Shkup, drejt Sofjes dhe drejt Detit të Zi në Bullgari dhe në Stamboll, me çka tërësisht do të hapnim Korridorin 8. Punojmë në projekte serioze që janë investime në infrastrukturën rrugore dhe do të ndihmojnë shumë në pasurimin e lidhjes me rrugët midis të dyja shteteve. Kemi shpresë se deri diku nga fundi i marsit dhe fillimi i prillit do të hapim edhe One Stop Shop-in e parë midis Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me çka do ta tejkalojmë kohën e pritjes me kamion të mallrave edhe të udhëtarëve. Kjo do të thotë se në një zyrë me të njëjtën Doganë do të mund të kryhen të gjitha dokumentet që janë të rëndësishme për vetë qarkullimin e mallrave, që ndodh mes dy vendeve tona”, theksoi kryeministri Zaev.

Kryetari i Odës Ekonomike në Tiranë, Nikolin Jaka në fjalimin e tij e falënderoi kryeministrin Zaev për mundësit që t’i ndajnë shembujt pozitivë nga Shqipëria dhe për punën e deritanishme të Qeverisë, e cila me marrëveshjen e Prespës siguroi stabilitet në shtet, por edhe për realizimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, me çka rritet potenciali i bashkëpunimit midis të dyja vendeve dhe e theksoi nevojën e veprimit të përbashkët për rritjen e prodhimtarisë, konfirmimin e sektorëve të komplementuar, si turizmi malor në Shqipëri, eliminimi i të gjitha barrierave dhe krijimi i klimës për bashkëpunim dhe besim të përbashkët.

“Ballafaqohemi me vjetërsinë e popullit, kemi fenomenin e shpërnguljes së të rinjve nga vendet tona dhe ajo shkon në dëm të vendit tonë, ekonomisë dhe kapitalit njerëzor. Ekonomia është gjenerator i zhvillimit të shtetit, për atë duhet ta rrisim prodhimin tonë, të shohim çka janë sektorët e komplementuara dhe të përgatitim plane strategjike dhe ekonomi stabile për të gjitha vendet, nga rajoni i Ballkanit, përmes edhe të një platforme zhvillimore për të tria vendet, Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Ekzistojnë shumë gjëra që na lidhin që të kemi ekonomi të komplmentuar me të cilën do t’i largojmë deficitet dhe pengesat e shumta në rajonin ballkanik dhe jashtë tij”, tha kryetari i Odës Ekonomike të Tiranës, Nikolin Jaka.

Në kumtesë thuhet se nga takimi me temë “Biznes i përbashkët rajonal zhvillim midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”, përveç bashkëpunimit të biznesit rajonal midis dy shteteve, qasja e përbashkët në tregjet e huaja dhe mbështetja e përbashkët e ekonomisë, dolën edhe shumë iniciativa konkrete si zhvillimi i turizmit të liqeneve të Ohrit përmes qarkullimit të lirë në liqenin e Ohrit, në fushën e sektorit të energjetikës dhe burimet e rindërtuara të energjisë, zvogëlimi i pagesës së energjisë elektrike përmes hapjes së qendrave fotovoltaike dhe mundësisë për investim në Republikën e Maqedonisë së Veriut deri në 200 megavat energji solare fotovoltaike.

Në sferën e komunikimeve, lidhja e marrëveshjeve me Komunitetin Evropian për Energjetikë për zvogëlimin e roamingut për 30 për qind me detyrë deri 2021 të arrijë 0 roaming midis vendeve në Ballkanin Perëndimor, si dhe krijimi i infrastrukturës për operatorin e tretë celularë për një cilësi më të mirë të shërbimeve të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat