Fillojnë ‘intervistat’ në PSP, Zhernovski merret në pyetje sot

Maqedonia

Fillojnë ‘intervistat’ në PSP, Zhernovski merret në pyetje sot

Më: 16 gusht 2016 Në ora: 08:34
Andrej Zhernovski

Sot pritet që në Prokurorinë Speciale Publike (PSP) të paraqitet kryetari i komunës Qendër të Bashkisë së Shkupit, Andrej Zhernovski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai do të dëshmojë për trysnitë ndaj tij dhe për demolimin e strehave të komunës. Zhernovski është i pari nga personat që do të merret në pyetje nga PSP-ja pas një periudhe ”qetësie” në këtë prokurori.

Ndryshe, dje prokurorja speciale Katica Janeva paralajmëroi një rritje të punëve të PSP-së, përmes thirrjes së personave të ndryshëm për të dhënë dëshmitë e tyre për lëndët e hapura gjyqësore të PSP-së.

Për shkak të fshehtësisë së procedurave parahetimore, Janeva nuk bëri publike emrat që pritet të thirren, e as detaje shtesë për raste konkrete.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat