Marrëveshja - 58 milion lekë grante bizneseve për vitalizimin e tregut të vjetër të Korçës

Shqipëria

Marrëveshja - 58 milion lekë grante bizneseve për vitalizimin e tregut të vjetër të Korçës

Më: 6 korrik 2016 Në ora: 20:25
Pamje nga takimi

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi sëbashku me zëvendëskryeministrin Niko Peleshi nënshkruan marrëveshjen e mirëkuptimit midis MZHETTS dhe Fondacionit Shqiptaro Amerikan për Zhvillim për vitalizimin e Pazarit të vjetër të Korçës.

Palët kërkojnë të ofrojnë ndërgjegjësim më të madh dhe veprime konkrete me qëllim rijetëzimin dhe zhvillimin e zonës së restauruar të Pazarit të Vjetër të Korçës përmes një programi financimi për të afruar biznese strategjike për zhvillimin e zonës, zgjerimin e shërbimeve për vizitorët, rritjen e kapacitetit të tregtisë, si dhe krijimin e një qasje të një zone të re të zhvilluar e tërheqëse të qytetit të Korçës për të ruajtur elementët tradicional të trashëgimisë kulturore dhe zhvillimit të një zone tregtare në Pazarin e Vjetër të qytetit të Korçës.

Ministria nëpërmjet Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve është angazhuar të kontribuojë në masën e financimit të rënë dakord.

AADF (Albanian American Development Found), në kuadër të projektit TID Korça, është angazhuar të mbështesë dhe kontribuojë në masën e financimit të rënë dakord për këtë projekt.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes do të:

Japë financim, si kontribut në zbatimin e Projektit, nëpërmjet Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), shumën prej 29,000,000 (njezet e nëntë milion Lek) që do të përdoret si fond për dhënien e granteve sipas dhe për këtë Projekt.

Lëvrojë nëpërmjet AIDA këtë kontribut bashkë-financimi tek subjektet përfitues sipas rregullores së funksionimit të grantit;

Ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme teknike dhe administrative që mbështesin zbatimin e Projektit, sipas kushteve të përcaktuara në këtë Marrëveshje;

Caktojë dy përfaqësues që do të jenë pjesë e Komitetit të Grantit i cili krijohet dhe funksionon si strukturë vendimmarrëse në lidhje me dhënien e financimit në formën e granteve për përfituesit e Projektit;
Caktojë një pikë kontakti përgjegjës për dhe gjatë zbatimit të kësaj Marrëveshje.

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) do të:
Japë financim, si kontribut në zbatimin e Projektit, shumën 29,000,000 (njëzet e nëntë milion Lek) që do të përdoret si fond bazë për dhënien e granteve sipas dhe për këtë Projekt;

Ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme teknike dhe administrative që do të mundësojnë dhënien e financimit të mësipërm dhe mbështetjen për zbatimin e Projektit, sipas kushteve të përcaktuara në këtë Marrëveshje dhe në marrëveshje ose dokumentet e tjera përkatësisht të nënshkruara apo krijuara në lidhje me të;

Sigurojë se çdo fazë e dhënies së financimit, përfshirë por pa u kufizuar në disbursimin e fondeve përkatëse, të bëhet në përputhje me parimet e kësaj Marrëveshje dhe të rregullores (Manuali i Grantit) së funksionimit të fondit;
Përballojë nga ky fond tarifën e menaxhimit prej 1.8% të fondeve të disbursuara për grantet për CFFA për dhënien e shërbimeve të menaxhimit dhe administrimit të granteve deri në lëvrimin tek subjekti përfitues fundor.

Caktojë një përfaqësues të AADF-së i cili do të jetë pjesë e Komitetit të Grantit;

Caktojë një person kontakti përgjegjës për dhe gjatë zbatimit të kësaj Marrëveshje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat