Hyseni: Trendi i migrimit të kosovarëve drejt BE-së ka rënë

Kosova

Hyseni: Trendi i migrimit të kosovarëve drejt BE-së ka rënë

Më: 17 qershor 2016 Në ora: 17:05
Skënder Hyseni

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ka pritur sot një takim, ambasadoret e Holandës, Suedisë, Austrisë dhe Belgjikës, si dhe përfaqësuesin e BE-së në Kosovë Thomas Gnocchi.

Me këtë rast është vlerësuar progresi i zbatimit të Projektit të Binjakëzimit, që ka të bëjë me ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës në Menaxhimin Efektiv të Migrimit.

Hyseni ka thënë në takim se trendet e migrimit të kosovareve në drejtim të BE-se kanë rënë komplet. Institucionet e Kosovës po punojnë me të gjitha kapacitetet që të parandalohet migrimi i pa rregullt i kosovarëve në BE.

Ndërsa ambasadoret dhe përfaqësuesi i BE-së, shprehen vlerësimet e tyre të larta për bashkëpunimin me MPB-në, lidhur me zbatimin e Projektit të Binjakëzimit dhe për menaxhimin efikas të migrimit dhe ripranimit. Ata konfirmuan se trendët e migrimit të kosovareve në BE jane tejet pozitive dhe inkurajuan autoritetet kosovare që të vazhdohet të punohet në parandalimin në të ardhmen.

Në këtë takim u diskutua për ndryshimet e politikave të migrimit në Holandë, Belgjikë dhe Austri që kanë të bëjnë me rregullat strikte të azilit, ku janë shkurtuar procedurat e azilit në shumë vende. Poashtu u bë e ditur se pala kosovare është e gatshme t’i ripranojë kosovarët që janë duke qëndruar ilegalisht në vendet e BE-së konform marrëveshjeve për ripranim.

 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat