Duka nuk flet për të ardhmen e De Biasit

Futboll

Duka nuk flet për të ardhmen e De Biasit

Më: 17 qershor 2016 Në ora: 08:21
Armand Duka - De Biasi

Armand Duka, kreui i Federatës Shqiptare të Futbollit, nuk ka dashur të flas për të ardhmen e Giann de Biasit

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në një lidhje për Top Channel nga Perros-Guirec, refuzoi të komentonte të ardhmen e Giann De Biasit në stolin e kombëtares, duke thënë se jemi të përqendruar vetëm tek ndeshja.

I pyetur se a ka pasur biseda me De Biasin, nga ato që mund të bëhen të lirshme me pak konjak pa për periudhën post-Europian, Duka dha këtë përgjigje: “Konjak? Jo, këtu ka vetëm ujë dhe dieta. Edhe ne që s’jemi futbollistë na kanë futur në dietë. Ne gjithë kohën jemi bashkë, por pas çdo ndeshje kemi ndeshjen tjetër dhe nuk kemi kohë të humbim me gjëra të tjera”, u shpreh Duka. 

Më herët Duka ka thënë se  Gianni De Biasi mund të largohet nga Shqipëria nëse i arrin ndonjë ofertë e rëndësishme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat