Kishte mbjellë mbi 300 rrënjë kanabis, arrestohet 39 vjeçari shqiptar në Selanik

Kronikë e zezë

Kishte mbjellë mbi 300 rrënjë kanabis, arrestohet 39 vjeçari shqiptar në Selanik

Më: 16 qershor 2016 Në ora: 19:31
300 rrënjë kanabis në Selanik

Një shqiptar 39 vjeçar u arrestua nga policia greke për kultivim të kanabisit.

Gjatë mëngjesit të djeshëm, në një zonë rurale të Selanikut u zbulua se në një ambient të rrethuar midis pemëve, ishte mbjellë edhe kanabis.

Policia greke bën me dije se për rastin ësht arrestuar edhe një 37 vjeçar grek.

Policia ka asgjësuar 326 bimë kanabis me lartësi deri 120 cm, një peshore elektronike, 120 pako të gatshme për të paketuar drogën.

Tashmë, shqiptari pritet t’i nënshtrohet procesit të aktgjykimit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat