Hyn në fuqi ligji i ri për Përmbaruesit

Maqedonia

Hyn në fuqi ligji i ri për Përmbaruesit

Më: 14 qershor 2016 Në ora: 23:41
Zoran Petreski

Për çdo vit për rreth 150 mijë  lëndë kërkohen pagesa të borxhit për shërbime komunale të papaguara, siç janë uji, rryma elektrike dhe telefoni. Ky numër i lëndëve pritet të zvogëlohet me procedurën e re jashtë gjyqësore e parashikuar në Ligjin e ri për Përmbaruesit. Njeriu i parë i Odës së Përmbaruesve, Zoran Petreski shpjegoi se ky ndryshim parashikon se në një periudhë para se të paditen, përmbaruesit duhet ti thirrin qytetarët dhe tu shpjegojnë për pasojat juridike, nëse nuk paguhet borxhi, njofton TV21.

Përgatitja e propozim – ligjit zgjati për katër vjet dhe përmban disa ndryshime me të cilat duhet tu lehtësohet puna e përmbaruesve, avokatëve dhe gjykatave. Përmbaruesit do të marrin dispozita precize dhe mbrojtje deri në një masë të caktuar. Ekspertët janë skeptik se këto ndryshime do të mund të fillojnë të implementohen në muajin gusht, sepse afati është i shkurtër.

Lidhur me  ankesat nuk do të vendosë më kryetari i gjykatës, por për këtë do të ketë gjykatës të specializuar.

 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat