Avokati: Dikush po frikohet nga ajo që do të flasin të akuzuarit e Grupit të Kumanovës

Lajme

Avokati: Dikush po frikohet nga ajo që do të flasin të akuzuarit e Grupit të Kumanovës

Më: 1 qershor 2016 Në ora: 14:30
Të akuzuarit gjatë gjykimit

Prokurorja Vilma Ruskovska deklaroi se gjykimi është anuluar për më 6 qershor, për shkak të mospranisë së avokatëve.

Krahas avokatëve, hyrje në Gjykatën Supreme nuk u është lejuar as gazetarëve, të cilët e përcjellin procesin.

A po frikohet politika nga e vërteta për Kumanovën?

Disa ditë më parë u anulua edhe seanca gjyqësore që duhej të mbahet mnë 27 maj, për shkak të sëmundjes së gjykatëses Verka Petkovska.

Gjykimi për “Lagjen e trimave” duhet të mbahet në sallën e madhe të Gjykatës Supreme, sepse në Gjykatën Themelore Shkupi 1 nuk ka kushte hapësinore dhe të sigurisë për mbajtjen e gjykimit në të cilin ka një numër të madh të të akuzuarve.

Avokati Naser Raufi nuk u beson arsyetimeve të gjykatës, por sipas tij anulimi i seancave po bëhet me kërkesë të politikës, e cila po frikësohet nga ajo se ;ka do të flasin të akuzuarit.

“Qëllimisht po zvarritet ky proces. Mendoj se dikush po frikohet nga ajo që do të flasin dhe që do të prezantojnë të akuzuarit e Grupit të Kumanovës”, deklaroi për “Lajm”, avokati Raufi.

Gjykata në fillim të këtij muaji solli vendim që me këtë lëndë ta bashkojë procedurën me rastin “Vetëtima”, gjegjësisht me anëtarët e logjistikës, të cilët u arrestuan para disa muajve. Për ngjarjet nga “Lagjja e Trimave” janë akuzuar 29 persona, ndërsa si anëtarë të logjistikës tetë persona.

Më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 në Lagjen e Trimave të Kumanovës grupi i armatosur u përlesh me forcat e sigurimit. Gjatë këmbim-zjarrit e humbën jetën tetë policë nga njësitet speciale dhe të veçanta të MPB-së, përderisa rreth katërmbëdhjetë u plagosën rëndë. U vranë edhe dhjetë persona të grupit të armatosur.

Avokatja: Policia i ka zhveshur dhe i ka rrahur dy pjesëtarë të Grupit të Kumanovës

Sa më shumë që reagon Avokati i Popullit dhe funksionarët shqiptarë trë në pushtet, aq më tepër shtohet tortura e policisë ndaj pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës. Me këtë krijohet përshtypje se prej Avokatit të Popullit dhe pushtetarëve shqiptarë pjesëtarët e Grupit të Kumanovës kanë vetëm sherr e kurrfarë dobie. Avokatja Artene iseni thotë për “Lajm” se maltretime ka pasur edhe herën e fundit, kur

“Herën e fundit i kanë zhveshur tërësisht Genc Sefën dhe shtetasin gjerman Enver Klajn dhe më pas i ka rrahur. Ua kanë shkelur këmbët, i kanë goditur te brinjët dhe ua kanë goditur kokën për muri. I kanë nënçmuar, duke ua futur gishtat në gojë, me pretekst se po kërkojnë mos kanë ndonjë letër nën gjuhë”, thotë avokatja Iseni, duke sqaruar mënyrat se si po torturohen pjesëtarët e Grupit të Kumanovës.

Ajo thotë se ka shkruar dhjetëra letra zyrtare që ua ka dërguar të gjitha institucioneve kompetente, por tani për tani nuk ka kurrfarë efekti.

Revoltë ekziston edhe te familjarët e të arestuarëve.

Fejzi Latifi nga fshati Hotël, babai i Ragmi Latifit, njërit prej të arrestuarëve nga grupi i Kumanovës, nuk mund të kontrollojë revoltën. Ai akuzon politikanët se po luajnë me fatin e djemve të tyre, për të ruajtur siç thotë “b*thën” e vetë.

“Le t’i lirojnë djemtë tanë, se janë të pafajshëm. Le t’i arrestojnë hajnat që po e vedhin shtetin. Mos të bëhen si ato kurvat që shkojnë nëpër kafe”, ka porositur Latifi. Nga fshati Hotël janë të arrestuar pesë persona lidhur me rastin e Kumanovës. Në mesin e tyre është edhe djali i Nazim Bajramit, i cili njëjtë si Fejzi Latifi, thotë se djemtë e tyre janë arrestuar pa pikën e fajit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat