Fakte të habitshme! Ja pse penisët ‘buzëqeshin’ gjatë seksit

Life style

Fakte të habitshme! Ja pse penisët ‘buzëqeshin’ gjatë seksit

Më: 5 maj 2016 Në ora: 23:32

Shumë nga ju ndoshta mendoni se e njihni penisin tuaj shumë mirë, por ka të paktën gjashtë superfakte, për të cilat me shumë gjasë nuk keni dëgjuar. Dhe janë fakte shumë speciale

Penisët ‘buzëqeshin’ kur bëjnë dashuri- Shkencëtarët francezë sjellin një fakt shumë interesant. Kur bëjmë seks në pozicionin e misionarit, penisi formon një kurbë në formën e buzëqeshjes.

Nuk ka frikë nëse ia presin kokën- Penektomia ndodh kur mjekët heqin një pjesë ose të gjithë penisin, kryesisht për shkak të kancerit në penis. Por lajmi i mirë është se edhe nëse ia heqin kokën penisit, mund të bëni seks, të urinoni e madje edhe të derdhni.

Penisi hap “rrugën”- Eh çfarë shkence! Forma e mikut tuaj- veçanërisht koka- bën që ai të pastrojë spermën e ngelur përpara në vaginë. Me pak fjalë, ai pastron gjatë lëvizjeve çdo depozitë të ndonjë konkurrenti tuaj.

Penisi mendon për ju- OK, shpesh thuhet se ai mendon me kokën e vogël, jo me kokën e madhe. Por shkencëtarët kanë zbuluar se nëse miku juaj, në gjendje të fjetur, anon majtas, jeni dominant në pjesën e majtë të trurit. Kjo pjesë luan rol të rëndësishëm në të folurin, logjikën dhe numrat.

Mund të derdhë edhe kur është i butë- Kjo do ju befasojë. Nuk është e thënë që penisi të derdhë gjithmonë kur është i fortë. Shkencëtarët nga Kalifornia thonë se ndodh edhe kur ai është në gjendje të butë. Por ndodh shumë rrallë.

Mund ta hedhë spermën deri në 2.4 metra- Alfred Kinsey njihet si një nga emrat më të njohur për studimet mbi seksin. Ai ka zbuluar në vitin 1950 se rekordi për hedhjen e spermës nga penisi është 2.4 metra. Juhu!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat