Djali i miliarderit: E vrava mamanë pasi donte të bënte seks me mua

Life style

Djali i miliarderit: E vrava mamanë pasi donte të bënte seks me mua

Më: 5 maj 2016 Në ora: 23:14

Djali adoleshent i një miliarderi tha se donte të dëbonte djallin nga mamaja e saj, kur e mbyti me kabllin e një karikuesi telefoni në dhomën e hotelit në Rusi.

Egor Sosin, 19 vjeç, pretendoi pas vrasjes së mamasë se ajo donte të bënte seks me të dhe ai refuzoi.

44-vjeçarja Anastasia Novikova-Sosina ishte ish-gruaja e miliarderit Igor Sosin, i njohur në fushën e ndërtimeve.

Ajo u vra nga i biri në qytetin Kazan.

Egor Sosin studionte në një shkollë të njohur në Angli.

“E mbajta me kabëll për gjysmë ore,” tha ai.

“I lumtur që ajo vdiq, u ula mbi të dhe nisa ta godas me gjithë forcën time”.

“Qaja ndërkohë që e godisja. Isha shumë i vetëdijshëm për veprimet e mia”.

“E kafshova në faqe dhe në anën e djathtë, ndërsa ndjeja gjakun në gojën time”.

Një zyrtar policie tha se adoleshenti u ka thënë se mamaja i kishte dhënë disa pilula, që bënë të kishte haluçinacione.

Mediat raportojnë se ekspertët kanë arritur në përfundimin se djali është skizofren paranojak.

Nëse kjo konfirmohet, ai nuk do të shkojë në burg, por në një spital psikiatrik.

Vetë miliareri Igor Sosin tha se ish-gruaja e tij ishte e shqetësuar për shëndetin e të birit.

Një psikologe tha se nëna e Egor-it e kishte kontaktuar një javë përpara vdekjes, duke i thënë se ishte e shqetësuar pasi i biri përdorte drogë.

“Ajo ishte e shqetësuar pasi i biri sillej në mënyrë të çuditshme. Ajo druhej ta linte të birin vetëm”.

“Ai ka nevojë për trajtim. Duhet të gjej një klinikë të mirë për të. Ai merr substanca haluçinogjene”, i kishte thënë ajo.

Dëshmitarët thanë se ditën e vrasjes, nënë e bir ishin dëgjuar duke bërë sherr në dhomë.

Një zyrtar policie tha se djali i arrestuar ishte i droguar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat