Që të keni qerpikë të gjatë…

Life style

Që të keni qerpikë të gjatë…

Më: 5 maj 2016 Në ora: 21:04

Nëse doni të mësoheni si t’i rrisni qerpikët në mënyrë krejt natyrale, ja si:

Krehja e qerpikëve – Ju tingëllon çuditshëm? Me krehjen e qerpikëve mund ta bëni çudinë për sytë tuaj dhe t’i bëni të rriten qerpikët. Këtë detyrimisht bëjeni para se ta vendosni maskarën, e këtë lëvizje nuk keni pse ta bëni për çdo ditë, por bëjeni kohë pas kohe.

Vaji i ullirit – Vaji çudibërës i ullirit. Shumë femra betohen në vërtetësinë e kësaj këshille. Pra, pak vaj ulliri në kapakët e syve tuaj gjatë natës ndihmon që qerpikët të thithin vitaminat dhe mineralet nga vaji që ju mundëson rritje më të shpejtë.

Masazhi i kapakëve – Qerpikët mund të bien, të jenë të brishtë dhe të thyer. Mirëpo, masazhi i kapakëve të syrit mund të bëjë që qerpikët të rriten më shpejt, që të shërohen dhe të jenë të shëndetshëm.

Ushqimi – Edhe pse ndoshta mendoni se nuk mund të ketë lidhje, ushqimi i dëmshëm dhe i yndyrshëm gjithsesi se mund të ndikojnë në rritjen e qerpikëve. Hani sa më shumë pemë dhe perime, me kohë do ta vëreni ndryshimin dhe dallimin.

Proteinat-Nëse nuk keni mjaftueshëm proteina, vështirë se do ta ndryshojnë rritjen e qerpikëve vetëm pemët dhe perimet. Detyrimisht hani mish të kuq, mish peshku, djathë, vezë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat