Horoskopi, 4 maj 2016

Life style

Horoskopi, 4 maj 2016

Më: 4 maj 2016 Në ora: 07:07

DASHI 21/3 - 20/4

Ju të dashuruarit do të pësoni rinovim në jetën tuaj private. Beqarët do ndihen mirë edhe ashtu si janë, prandaj nuk do e kërkojnë dashurinë. Me financat duhet të tregoheni të kujdesshëm.

DEMI 21/4 - 21/5

Kjo ditë nuk do të jetë edhe aq e favorshme për ju të dashuruarit e shenjës së Demit. Beqarët do jenë me fat dhe takimet do jenë të pafundme. Në planin financiar do keni vështirësi.

BINJAKËT 22/5 - 21/6

Në dashuri do të keni situata stimuluese, por duhet të bëni atë që ju takon lidhur me marrëdhënien në çift. Beqarët nuk duhet të hezitojnë për të dalë në takime. Kujdes me financat.

GAFORRJA 22/6 - 22/7

Dashuria dhe pasioni i momentit do të zhduket përnjëherësh. Beqarët do kenë takime kalimtare. Financat do jenë të dobëta.

LUANI 23/7 - 21/8

Momente të vështira për ju që jeni në një marrëdhënie. Beqarët mund të dalin në takime, por nuk duhet të bëjnë gabime. Financat do jenë kryesisht të qëndrueshme.

VIRGJËRESHΑ 22/8 - 23/9

Merruni me marrëdhënien e vështirë në çift, sepse më pas do të ndërtoni një jetë të lumtur. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime interesante. Financat pritet të jenë të mira.

PESHORJA 24/9 - 23/10

Bëjini sytë katër ndaj personave që ju rrethojnë. Beqarët më në fund do hedhin hapat e para drejt një lidhjeje të bukur me një person që pëlqejnë. Menaxhoni me kujdes financat.

AKREPI 24/10 - 22/11

Jeta private për ata që janë çift do të ketë disa lëkundje të vogla. Beqarët do kalojnë momente të mrekullueshme pranë miqve. Financat nuk do kenë probleme.

SHIGJETARI 23/11 - 22/12

Do të keni probleme komunikimi me partnerin. Beqarët duhet të marrin iniciativa dhe të dalin nëpër takime. Situata financiare do fillojë të konsolidohet.

BRICJAPI 23/12 - 20/1

Ajër fitoreje në shëndet, fitime, karrierë, zgjidhje të çështjeve ligjore dhe komerciale. Beqarët do kenë takime, po do të gabojnë që në fillim. Financat do jenë të mira.

UJORI 21/1 - 19/2

Këshillohet që të shtyni planet e rëndësishme të planifikuara me partnerin. Beqarët është me mirë të presin dhe pak. Ne planin financiar nuk do keni probleme.

PESHQIT 20/2 - 20/3

Prej rigjenerimit që do t’i bëni trupit tuaj do të ndieni një lumturi të pamasë. Beqarët do kenë një ditë të favorshme për takime. Me shpenzimet duhet të tregoheni sa më të arsyeshëm.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat