Trendit e grimit për vitin 2016

Life style

Trendit e grimit për vitin 2016

Më: 2 maj 2016 Në ora: 23:14

Mënyrat e grimit ndryshojnë nga viti në vit. Në vitin 2016 në trend është fytyra e freskët dhe natyrale pa make-up të tepërt. Prandaj, është e preferueshme që të përdorni krema të ndryshëm, që e bëjnë fytyrën tuaj të duket e shëndetshme dhe e ndritshme.

Më poshtë do të paraqesim disa këshilla se si ta bëjmë grimin.

Sytë

Sytë e rrethuar me të errët do të jenë “in” në pranverë. Por zakonisht një grimi i tillë i syve është i preferueshëm gjatë mbrëmjes, ndërsa gjatë ditës është e preferueshme që mos ta teproni me ngjyra të errëta.

Mollëzat

Sa i përket konturimit, besohet se do të fokusohemi më tepër në aplikime të buta dhe të tejdukshme. Nuk preferohen mollëzat shumë të theksuara.

Buzët

Të përshtaten me fytyrën e freskët, buzët duhet të jenë në tone të zbehta. Buzët me pamje natyrale dhe që shkëlqejnë do të jenë njiashtu në trend ndërsa për ata që dëshirojnë ngjyrë në buzë, buzët në të kuqe të hapur janë përsëri në trend.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat