Mbron qenin e rrugës nga shiu, vajza prek mijëra njerëz (Foto)

Life style

Mbron qenin e rrugës nga shiu, vajza prek mijëra njerëz (Foto)

Më: 28 prill 2016 Në ora: 21:55

Fotoja e një vajze që mbulon me xhupin e saj një qen rruge për ta mbrojtur nga shiu është bërë virale dhe ka prekur zemrat e miliona njerëzve.

Fotot e realizuara nga një kalimtar në Peru, në qytetin Huancayo, tregojnë nxënësen e quajtur Daniela Segura Morales, teksa ulet pranë qenit të lagur nga shiu dhe e mban atë pranë vetes, duke qëndruar në shi.

Personi që shkrepi fotot i hodhi ato në Facebook, ku u shpërndanë me mijëra herë, ndërsa vajza mori shumë komente përgëzimi për vetëmohimin e treguar karshi një kafshe të pambrojtur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat