Horoskopi, 27 prill 2016

Life style

Horoskopi, 27 prill 2016

Më: 27 prill 2016 Në ora: 07:34

DASHI 21/3 - 20/4

Nga shëndeti nuk do të ndiheni edhe aq mirë sot. Gjithsesi dashuria e partnerit/es që do ju qëndrojë gjithë kohës pranë mund t’ju shërojë. Beqarët nuk do mund ta gjejnë dot shpirtin e tyre binjak.

DEMI 21/4 - 21/5

Me diellin në shenjën tuaj do të kaloni momente të paharrueshme me personin që doni, ndërkohë që ana juaj bujare do të rizgjohet. Beqarët nuk do hedhin dot hapat e duhur.

BINJAKËT 22/5 - 21/6

Çdo ditë mund të jetë një etapë e rëndësishme për suksesin, por gjithsesi në punë duhet të bëni edhe paksa pushim, sepse duhet t’i përkushtoheni marrëdhënies suaj në çift.

GAFORRJA 22/6 - 22/7

Prania e Diellit dhe e Neptunit do t’ju bëjë që të nxirrni në pah cilësitë tuaja më të mira, e cila do t’ia shtojë edhe më shumë dashurinë partnerit/ es suaj karshi jush.

LUANI 23/7 - 21/8

Mos u fiksoni që të merrni diçka të parët, do të përballeni me debate me partnerin/en. Me Mërkurin kundër nuk mund të shkoni përtej fatit, më mirë ulni pak kokën dhe gjithçka do të kaloj.

VIRGJËRESHΑ 22/8 - 23/9

Guxoni për diçka më shumë në marrëdhënien tuaj në çift, sepse planetët duket se do të jenë në anën tuaj. Beqarët do kenë një ditë normale dhe pa asgjë të jashtëzakonshme. Buxheti do jetë përgjithësisht i mirë.

PESHORJA 24/9 - 23/10

Prilli do të mbyllet me një surprizë të bukur nga partneri/ja juaj. Ndërsa në punë mund të hasni në një situatë emergjente që do të kërkojë një zgjidhje të shpejtë.

AKREPI 24/10 - 22/11

Diçka do të lëvizë te ju dhe përreth partnerit/es tuaj, por që do t’ju lirojë nga ankthi. Dhe ajo që do të përfitoni do të jetë fat dhe dashuri. Jupiteri në bashkëpunim me Venusit do krijojnë kushte për takime fantastike.

SHIGJETARI 23/11 - 22/12

Marrëdhënia juaj në çift do t’ju mbrohet nga Dielli në shenjën tuaj. Shëndetin mos e lini pas dore. Beqarët nuk kanë për të pasur një ditë te zakonshme sot, do realizojnë takimet që aq shumë kanë ëndërruar.

BRICJAPI 23/12 - 20/1

Do të jeni të ndjeshëm ndaj partnerit/ es. Forcat e planetëve do t’ju krijojnë pozitivitet ndaj familjes dhe shëndetit tuaj. Jupiteri do t’ju ndihmojë në marrëdhënie.

UJORI 21/1 - 19/2

Diskutimet do të prekin edhe marrëdhënien tuaj në çift, por nuk është rasti që të prishni ndikimin e dashurisë në jetën tuaj. Për më tepër që fillimi i muajit maj do të jetë shumë i bukur.

PESHQIT 20/2 - 20/3

Neptuni mund t’ju sjellë ndonjë ulje¬ngritje gjatë ditës në jetën tuaj në çift. Kështu që dhe ju do të ndiheni paksa nervoz prej ndikimit të tij. “Konservoni” në zemër kujtime të bukura.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat