Reagimi emocional i djalit autik kur sheh për herë të parë në koncert “Coldplay” (Video)

Life style

Reagimi emocional i djalit autik kur sheh për herë të parë në koncert “Coldplay” (Video)

Më: 26 prill 2016 Në ora: 17:50

Nëse nuk ishit duke u ndjerë shumë emocional sot, do të jeni shumë shpejt.

Video prekëse tregon reagimin e një djali të vogël autik teksa sheh për herë të parë të përformojë në koncert grupin e tij të preferuar “Coldplay”.

Klipi i filmuar nga babai Luis Vazquez tregon se si ai dhe djali shijojnë performancën e grupit në stadiumin Foro Sol në Meksiko kur vogëlushi fillon të qajë.

Pasi sheh reagimin emocional të tij, babai gjithashtu përlotet dhe teksa mbështet kokën me të, këndojnë sëbashku tekstin e këngës.

Luis e postoi videon online me përshkrimin : “Diçka që unë dhe gruaja ime vendosëm të ndajmë me të gjithë botën”.

Video është shpërndarë mijëra hërë në Facebook e Twitter si dhe ka marrë mbi 1.7 milionë klikime në Youtube.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat