Katër ide për një fundjavë ndryshe

Life style

Katër ide për një fundjavë ndryshe

Më: 24 prill 2016 Në ora: 09:06

Që të premten në mëngjes humori është ndryshe; ka më shumë entuziazëm dhe fytyra ka pamje të shlodhur. Fundjava është një oaz lirie dhe kënaqësie familjare, pas një jave me shumë punë. Por pse të mos kalosh fundjavën në një mënyrë pak ndryshe, larg të zakonshmes?

Ja katër ide se si të kënaqeni për fundjavë:

Gatuani së bashku
Të krijosh, të gatuash, janë aktivitete që i bëjnë mirë trupit të çdo moshe. Që të vegjël, të ushtrosh duart stimulon kapacitetin e ndjesisë, dhe jep ide dhe energji për tu shprehur pozitivisht. Kur rritemi në fakt, të eksperimentosh në kuzhinë është një mënyrë e mrekullueshme për t’u relaksuar, për të luftuar depresionin dhe të jesh larg shqetësimeve. Është bukur të ndani bashkë përbërësit dhe idetë në kuzhinë dhe më pas të shijoni së bashku me familjen rezultatin. Nuk i dihet, ndoshta ndonjëri prej jush ka të ardhme si shef kuzhine.

Shëtitje me varkë

Kjo vlen dhe për fillestarë. Janë të pakët ata fëmijë që para një barke me vela shtrembërojnë fytyrën. Është eksperiencë e paharrueshme për fundjavën për ata që duan ujin, aventurën, për të braktisur “portet e zakonshme të sigurta”. Për të bërë një lundrim me varkë në fundjavë, çift apo me familjen, nuk është e nevojshme të kesh varkë në pronësi. Mjafton të kontakosh me agjenci lundrimi dhe sigurisht që diçka do të gjesh. Një mjet i mirë janë dhe rrjetet sociale, ku mund të gjesh informacione më të përditësuara.

Të gjithë për të kalëruar
Është më shumë se një sport, hipizmi ka një rol kyç në rehabilitimin psikik dhe fizik të fëmijët dhe të rriturve të prekur nga shqetësime të ndryshme. Apo dhe thjesht të marrësh veten shpejt nga një traumë apo aksident. Të kalërosh është të hysh në kontakt me kafshën dhe ritmet e saj, me ambientin rrethues. Psikologët thonë se bëhet fjalë për gjetjen e ekuilibrit brenda dhe jashtë vetes, dhe të shprehësh në mënyrë konkrete dëshirën për liri.

Eskursionet mes yjeve

Konferencat planetare rezultojnë ende pak të njohura por janë tërheqëse për të mëdhenj e të vegjël. Të ndara sipas moshës, duke nisur nga fëmijët 5 vjeç, evntet organizohen nga ekspertë që tërheqin të gjithë familjen në një udhëtim virtual mes kostelacioneve. Në errësirë mund të admirohen yjet dhe të duket se hyn në një vend pa kohë e pa limit. Romantik për të dashuruarit, dhe emocionuese për fëmijët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat