Festa pushton Rio De Janeiron, miliona vetë në rrugë (Foto)

Life style

Festa pushton Rio De Janeiron, miliona vetë në rrugë (Foto)

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 09:49

Miliona vetë kanë pushtuar rrugët e Rio De Janeiros, për të marrë pjesë në festimet e karnavaleve më të famshme e më popullore në botë, ato të Brazilit.

Pamjet e filmuara nga ajri, tregojnë turma të njerëzve përgjatë Copacabanës së famshme në festën e quajtur “Rruga e preferuar”.

Kjo festë mbizotërohet nga muzika amerikane me ritmet afrikano-braziliane.

E sigurisht që në çdo cep e në çdo rrugë të Rios mund të kërcesh me ritmet e muzikës samba dhe paradës “Bola Preta”.

“Bola Preta” është një paradë super e famshme dhe që tërheq turma me mijëra njerëz dhe këtë vit sipas gazetës “O Globo” pritet të tërheqë miliona vizitorë.

“Është shumë bukur, nuk ka grindje, sherre, dhunë, thjesht po kalojmë shumë bukur, tha një pjesëmarrës në paradë.

“Unë vi këtu çdo vit për të festuar karnavalet, është një lloj rregulli” shtoi një tjetër.

6 milionë njerëz pritet të marrin pjesë në festimet në mbi 600 rrugë të Rio De Janeiros, të njohura ndryshe edhe blloqe banimi përgjatë muaji t shkurt.

Ndërkaq ishin shkollat e sambës ato që pushtuan Sambadronin e famshëm në parada.

Performanca e tyre ishte e jashtëzakonshme ndërsa u ndoq live nga mbi 60 mijë vetë që kishin mbushur shkallët e stadiumit.

E ndërsa përfaqësonte shkollën për herë të parë ishte edhe mbretëresha e re e daulleve, Simone Parente, që mezi arriti të kontrollonte emocionet e saj.

“Është shumë emocionuese të hysh në sambadrone me këtë audiencë, me këtë energji. Duhet të jesh sh e përgatitur, por fillimisht duhet të përgatisësh zemrën” tha ajo.

Çdo grupe ka dhjetëra nëngrupe, secili prej tyre kujdeset në detaje për gjithçka, edhe për kostumet, lukun ndërsa gjithçka është e ndarë në seksionet për fëmijët dhe të rriturit.

Zakonisht, kosto për një kostum tipik brazilian për të marrë pjesë në paradën e karnavaleve, kushton nga 150-400 dollarë.

Një turiste australian, Carol Alt, tha se udhët on për herë të parë në Brazil.

“Është hera ime e parë në Amerikën e Jugut, hera e parë në Rio, hera e parë në karnavale dhe hera e parë që kërcej, ndaj jam vërtet e emocionuar” tha Alt.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat