Si të luftoni erën e keqe në zonen intime

Life style

Si të luftoni erën e keqe në zonen intime

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 23:01

Mirëmbajtja e higjienës në zonen intime është shumë me rëndësi te femrat, edhe atë jo vetëm që të ndjehen më paster dhe më fresket, por edhe t’i shmangin problemet e pakëndshme dhe ndonjëherë të rrezikshme shëndetësore që mund të paraqiten.


Higjiena intime është shumë e rëndësishme për shëndetin e çdo femre


Sapunet e rëndomtë dhe xhelet për dush nuk janë të përshtatshëm

Pjesa më e madhe e sapunëve dhe xheleve janë për qëllim të mirëmbajtjes së vleres natyrale te pH‐se te lekures, e cila eshte 5,5. Por, pH‐ja normale e vagines se shendetshme sillet prej 3,8 deri me 4,5. Perdorimi i sapuneve te zakonshem mund te ndryshoje natyren e flores vaginale(baktere “e mire), e me kete arrihet zhvillim i pandalshem dhe shumimi i baktereve te demshme. Si pasoje e kesaj mund te paraqitet iritim, kruarje, dhembje, ere e keqe, rrjedhje abnormale ose infeksion. Andaj, te jeni te kujdesshem gjate blerjes se prodhimeve per higjiene intime.Perdorimi i sapuneve te zakonshem mund te ndryshoje natyren e flores vaginale(baktere “e mire), e me kete arrihet zhvillim i pandalshem dhe shumimi i baktereve te demshme. Numer i madh i gjinekologeve keshillojne qe te perdorni vetem uje te nxehte, por nese vendosni qe kjo nuk eshte e mjaftueshme, perdorni vetem prodhime te prodhuara vetem per kujdesin e zones intime.


Lajeni vetem pjesen e jashtme

Vagina ka aftesi vetepastruese, andaj nuk eshte e patjetersueshme qe ta pastroni brendesine e saj, por mund te themi se edhe eshte e demshme. Kjo do te thote se duhet te pastroni vulven, buzet e vagines dhe zonen rreth klitorisit.


Pastrohuni “poshte” nje here brenda dites

Te pakten nje here brenda dites pastroni pjeset intime me uje te nxehte. Rekomandohet qe te pastroni pjeset intime pas çdo “nevoje te madhe” qe te parandaloni perhapjen e baktereve ne vagine.Kur te keni menstruacion, pastrohuni dy here brenda dites vetem me uje te nxehte (kur themi uje te nxehte mendojme ne temperaturen e ujit qe sigurisht se mund ta duroni, mos te jete shume i nxehte).


Mos perdorni doreza ose sfungjer

Sfungjeret dhe dorezat mund te ju shkaktojne lendime te vogla te lekures bute dhe delikate te vagines. Gjate kohes se larjes mjafton qe te perdorni vetem doren tuaj.


Mos e sperkatni ujin direkt

Uji duhet te rrjedhe prej lart – poshte qe te parandaloni hyrjen e baktereve ne brendine e vagines.


Çdo here perdorni lecke/peshqir te bute dhe te thate

Lecka/peshqiri me te cilin theheni pas larjes duhet te jete e bute dhe e thate. Nderrojeni ate ne çdo 2‐3 dite dhe perdoreni vetem ju dhe askush tjeter.


Fshihuni perpara nga mbrapa

Pas tualetit, pastrohuni me uje dhe fshihuni me leter toaleti nga perpara – mbrapa, dmth nga vagina kah anusi.


Mbani veshje te brendshme te pambukut

Veshja e pambukut i mundeson lekures te merr fryme. Per dallim nga pambuku, materialet sintetike parandalojne qarkullimin e ajrit, e rrisin lageshtine ne pjesen intime dhe ne kete menyre shkaktojne ambient ideal per zhvillimin e baktereve.Çdo here mbani veshje te brendshme te pambukur, kurse ato tjerat “specialet” mbani vetem per mbremje speciale. Gjithashtu, eshte mire qe t’i shmangeni xhinseve dhe pantallonave te ngushta.


Pastroni pjeset intime para dhe pas aktit seksual

Perveç asaj, eshte shume me rendesi qe partneri juaj te mbaje higjiene te mire intime.Seksi gjate kohes se menstruacionit sjell rrezik ne paraqitjen e infeksioneve. Prandaj, shmangeni ate. Nese jeni te prirur ne paraqitjen e infeksioneve, apstenoni deri sa te ju mbaroje gjakderdhja menstruale.


Gjate kohes se menstruacionit nderroni vatat higjienike ne çdo 2‐4 ore. Mos lejoni qe te mbeteni me te njejten vate higjienikie me teper se 4 ore. Ne ate rast jo vetem se nuk do te ndjeheni e fresket, por edhe i jepni hapesire baktereve te demshme qe te shumohen.


Perdorni tampone me rralle dhe nderroni ne çdo 2‐3 ore

ASNJEHERE nuk duhet te fleni me tampone. Tamponet duhet te nderrohen rregullisht sepse mund te shkaktojne infeksione ose sindromin e shokut toksik, i cili konsiderohet si semundje potencialisht fatale. Mos perdorni tampone nese keni infeksion.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat