Horoskopi, 3 shkurt 2016

Life style

Horoskopi, 3 shkurt 2016

Më: 3 shkurt 2016 Në ora: 07:15

Dashi

Sot partneri do t’ju bëjë që të qeshni pa masë. Beqarët duhet të vendosin me kujdes para se të hedhin hapa më tej. Financat shkojnë mirë

Demi

Perspektiva të mira për një kërkesë të dërguar prej kohësh. Zgjidhja është afër ndaj bëni dhe pak durim. Shumë mirë për gjithçka që i takon dashurisë. Në planin financiar duhet të jeni më të organizuar.

Binjakët

Mos e kushtëzoni veten, por përpiquni të jeni sa më e lirshme në prani të partnerit. Përpiquni të shkoni përpara në rrugën tuaj për të marrë fryte të mira. Në planin financiar fati do të jetë në anën tuaj.

Gaforrja

Mos i jepni motive partnerit për t’ju kritikuar, nëse po jetoni një dashuri të bukur ruajeni si sekret të madh për vete. Në planin financiar gjendja do vij duke u përmirësuar.

Luani

Kini kujdes ndaj një personi që nuk është i sinqertë. Mos i besoni. Disa prej jush do të jetojnë momente vërtet speciale dhe të paharrueshme përkrah njeriut të zemrës. Në planin financiar tregoni kujdes. Virgjëresha

Mos kini frikë, sot do të keni mundësi të mira për t’i bërë shumë përshtypje partnerit me një dozë të mirë suksesi, do ju komplimentojë. Buxheti do vazhdojë të jetë problematik.

Peshorja

Zemra juaj do të rrahë fort prej gëzimit dhe emocioneve, disa prej të cilave do t’ju shtyjnë të bëni hapa përpara lidhur me marrëdhënien tuaj në çift. Çështjet financiare do kërkojnë më shumë maturi dhe përkujdesje.

Akrepi

Mos i mbani mëri partnerit dhe nëse është treguar pak i ashpër me ju kohët e fundit. Mundohuni t’ia ktheni me një buzëqeshje. Në planin financiar vështirësitë do jenë të mëdha.

Shigjetari

Do të vonoheni shumë në një rast të rëndësishëm dhe partneri do ju kritikojë. Por sensualiteti juaj do ta zbusë atë pasi do e justifikojë mjaftueshëm vonesën. Gjendja financiare do jetë e konsoliduar.

Bricjapi

Sot do t’ju duhet të merrni një vendim të rëndësishëm lidhur me marrëdhënien tuaj në çift dhe atë duhet ta përballoni vetëm pasi të keni qartësuar me veten objektivat që do të ndërmerrni. Financat do jenë të mira. Ujori

Të reja të mira financiare e ekonomike për të lindurit ditën e hënë, të martë dhe të enjte. Për të dashuruarit paraqitet një ditë e qetë dhe momente të bukura përkrah partnerit. Në planin financiar tregohuni të logjikshëm.

Peshqit

Do të gjeni mijëra motive për t’u “shëruar” nga stresi i akumuluar që keni përjetuar gjatë kësaj kohe në çift. Do të ndiheni të rilindur dhe të tjerët do t’ju admirojnëBuxheti do jetë i kënaqshëm dhe për shpenzime.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat