Ja shenjat që tregojnë se ju nuk mund të keni fëmijë

Life style

Ja shenjat që tregojnë se ju nuk mund të keni fëmijë

Më: 2 shkurt 2016 Në ora: 20:33

Infertilitet do të thotë kur nuk mund të mbeteni shtatzënë edhe pasi keni pasur seks të pambrojtur për 6 muaj deri në një vit, varësisht nga mosha.

Simptomat varen nga ajo çfarë po e shkakton infertilitetin. Shumë sëmundje e bëjnë të vështirë të mbetni shtatzënë. Ndonjëherë nuk gjehet arsyeja.
Simptomat e infertilitetit në gra

Në gra, ndryshimet në cikël dhe ovulim mund të jenë simptomë e ndonjë sëmundjeje të lidhur me infertilitet. Disa nga simptomat janë:

-Perioda jonormale. Gjakosja është më e lehtë ose më e rëndë.
-Perioda pa rregull. Numri i ditëve mes çdo periode ndryshon çdo muaj.
-Mungesa e periodave. Kurrë nuk keni pasur perioda, ose ato thjesht ndalen.
-Perioda të dhimbshme. Mund të ndodhë të keni dhimbje shpine shumë shpesh.

Ndonjëherë, infertiliteti femëror është i lidhur me ndonjë problem me hormone. Në këtë rast, simptomat mund të jenë:

-Ndryshime në lëkurë, shtim i akneve
-Ndryshime në libido
-Qime të zeza në gjoks, mjekër dhe buzë
-Humbje flokësh
-Shtim peshe

Simptomat e infertilitetit në burra

Simptomat e infertilitetit në burra mund të jenë të pakta. Ato mund të kalojnë pa u vërejtur deri sa një burrë do të ketë fëmijë.

Simptomat mund të jenë:

-Ndryshime në rritjen e flokut
-Ndryshime në libido
-Dhimbje ose ënjtje në testikuj
-Probleme me ereksion dhe ejakulim
-Testikuj të vegjël, të fortë

Nëse jeni nën 35 vjeç dhe jeni munduar të mbetni shtatzënë pa sukses për një vit, shkoni tek doktori juaj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat