Shtatë llojet e tradhtisë që anashkalohen në një martesë

Life style

Shtatë llojet e tradhtisë që anashkalohen në një martesë

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 17:29

Mbase tradhtar mund të jeni edhe ju në martesë, por nuk e dini. Kur mendojmë për tradhtinë, tradhtia fizike është gjëja e parë që na vjen në mendje. Por si konsulente martesore, Christine Wilke, ka mundur të konstatojë vetë se dy të martuar mund ta ndërpresin rrugëtimin e tyre martesor, edhe në mënyra të tjera, më pak të marra parasysh, por të dëmshme sa një lidhje jashtëmartesore.

“Aventurat mund t’i japin fund një marrëdhënieje”, ka thënë psikologia, e cila punon në Pensilvani, ndërsa ka shtuar se “por një martesë mund të përfundojë edhe kur çiftet bëjnë një seri devijimesh të vogla ose të mëdha, të cilat i largojnë nga intimiteti i vërtetë. Për më tepër, Wilke dhe ekspertë të tjerë rrëfejnë shtatë mënyra me të cilat mund të tradhtohet partneri, pa e vënë re.

Fëmijët para së gjithash

Kush qëndron në vendin e parë në jetën tuaj, partneri apo fëmijët? Edhe pse është mirë që nevojat e fëmijëve të jenë të parat, përqendrimi në mënyrë ekskluzive mbi ata, mund të përjashtojë prezencën tuaj në marrëdhënien martesore, ashtu siç ka shpjeguar Otto Collins, trajner i marrëdhënieve dhe autori i librit “Passionate Spark, Lasting Long” (Shkëndijat pasionante i rezistojnë kohës).

“Mos ndoshta mendoni se përqendrimi te fëmijët dhe te detyrat, do ta bëjë më të fortë marrëdhënien, apo do ta përmirësojë atë? Në të vërtetë ndodh e kundërta”, ka konfirmuar Collins. “Ju dhe partneri/partnerja juaj, do të jeni si dy të huaj të cilët ndeshen rastësisht në korridor. Pasioni dhe sintonia do të zbehen derisa të shuhen. Mbase duheni, por nuk jeni më të ‘dashuruar’, mbi të gjitha, sepse keni lënë mënjanë marrëdhënien tuaj pa e vënë re”.

Tradhtia emocionale

Bashkëshorti/bashkëshortja duhet të jetë i/e besuari/besuara juaj, shpatulla në të cilën mund të mbështeteni kur keni nevojë të ndani diçka. Nëse filloni të hapeni emocionalisht me dikë tjetër (sidomos me dikë që e pëlqeni), mbase do të merrni rrugën drejt një marrëdhënieje tjetër, të llojit emocional, ashtu siç ka shpjeguar psiko-terapeutja Foojan Zeiene. Akoma më keq, nëse do të ndani me dikë tjetër detaje të papëlqyeshme nga marrëdhënia juaj.

“Kur partneri/partnerja i rezervon miqësinë, konfidencën dhe intimitetin dikujt tjetër, atëherë ju thellë brenda vetes do të ndiheni të tradhtuar. Bashkëshorti/bashkëshortja nuk duhet të zërë vendin e shoqes ose shokut tuaj më të mirë, por duhet të ketë ndërgjegjen se ju jeni personi i parë ku mund të kërkojë ndihmë dhe ku mund të drejtohet”.

Përqendrimi i shumtë në telefon
Kalimi i kohës në telefon kur ju jeni me partnerin/partneren, transmeton një mesazh shumë të qartë për atë: “mund të kalojë më shumë kohë të lirë me ty, por preferoj të rri në telefon”. “Të gjithë kemi nevojë të heqim mendjen me diçka, sepse kjo gjë na ndihmon të relaksohemi, por kur tejkalohet, kthehet në një problem. Ndaj pyeteni veten: ‘Kaloj më shumë kohë në rrjetet sociale, apo me personin e dashur?'”.

Tradhtia financiare
Ato pagesat me kartë krediti apo kesh që keni përdorur pas shpinës së partnerit/partneres, janë tradhti më vete…të cilat me kalimin e kohës mund t’iu shkaktojnë ndonjë problem serioz.

Një studim i kryer në vitin 2011 nga “National Endowment for Financial Education”, ka zbuluar se në 68% të rasteve, tradhtia “ekonomike” ka një ndikim shumë negativ në marrëdhëniet private, duke shkaktuar fundin e 16% të martesave në tërësi. “Kur një nga partnerët fsheh informacione për sa u përket financave, ai fillon të rrezikojë një lidhje besimi thelbësore për çiftin”, shpjegon Zeine.

Ndenja më shumë me miqtë

Kultivimi i hobeve dhe i interesave jashtëmartesore, është i rëndësishëm. Qëndrimi 24 orë në 24 dhe shtatë në shtatë ditë, nuk bën aspak mirë, sigurisht. Problemi lind kur bashkëshorti/bashkëshortja ndien se është në plan të dytë përkundrejt aspekteve të jetës e sidomos, ndaj miqve që ju keni. Ndaj, mësohuni t’i vendosni mirë ekuilibrat.

Ankesat e ndara me miqtë

Mbase mendoni se shfryrja me miqtë mbi zakonet e bezdisshme të burrit ose gruas tuaj, është një gjë e pafajshme, por ajo realisht është një tradhti më vete. Tek ai/ajo do të shkaktoni një tradhti të vogël ndaj besimit që ka ndaj jush sa herë do të rrëfeni pa u frenuar te një mik/mikeshë ose i afërm.

Të qenët gjithnjë në mbrojtje

Kjo sjellje me burrin ose gruan tuaj mund të jetë tepër e rrezikshme për marrëdhënien, ka shpjeguar Zeine. “Kundërshtimi i mendimeve, dëshirave dhe i emocioneve, shkatërron qëllimin e marrëdhënies në çift. Nëse bashkëshorti/bashkëshortja mbyllet në heshtje ose limitohet duke thënë “shkon gjithçka mirë”, kur në të vërtetë nuk është kështu, atëherë kjo është një tradhti. Ai/ajo ndihet i/e tradhtuar, sepse ju keni aftësinë të shkaktoni mbylljen e tij/saj në vetvete.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat