Horoskopi 9 tetor 2015

Life style

Horoskopi 9 tetor 2015

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 07:22

Dashi

Ditë goxha e vështirë do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do ndiheni aspak të qetë dhe do debatoni edhe për gjerat me elementare.

Demi

Midis jush dhe partnerit do lindë një lloj lufte e ftohtë. Secili prej jush do kërkojë të dalë e veta dhe nuk do tolerojë në asnjë moment. Beqarët duhet t'i shohin gjërat me kujdes para se të dalin nëpër takime.

Binjakët

Mërkuri dhe Dielli janë arkitektët e suksesit tuaj sot. Në fakt, mëngjesi do të jetë i vështirë për të ruajtur një humor të mirë, për shkak të një Hëne armiqësore që kërcënon qetësinë tuaj.

Gaforrja

Asnjë planet nuk do influencojë sot në jetën tuaj në çift. Merrini gjërat me qetësi dhe dita do të shkojë më mirë nga sa e keni parashikuar. Në planin financiar fati do të jetë në anën tuaj.

Luani

Dita e sotme për Luanin parashikon të ketë surpriza të këndshme, sidomos në fushën sentimentale. Yjet janë në anën tuaj dhe ata do t’ju inkurajojnë që t’i kushtoheni më shumë fushës së erosit.

Virgjëresha

Do të jetë një ditë plot tension, veçanërisht për shkak të disa tensioneve në familje. Në punë situata është e qëndrueshme, madje edhe nëse përqendrimi është i ulët. Në mbrëmje ju do të gjeni strehim në krahët e partnerit.

Peshorja

Ndikimi i Diellit dhe Merkurit do të ofrojë shanse të mira për sukses. Krijimtaria juaj në punë do ju ndihmojë të zgjidhni problemet për këtë edhe do të merrni shpërblimin e merituar. Financat parashikohen të jenë të mira.

Akrepi

Mbrëmja juaj do të jetë e mbushur me pasion dhe dashuri. Megjithatë ndikimi i Venusi dhe Merkurit, nuk duket të jenë të dobishëm për financat tuaja. Vendosini vetes një kufi, përndryshe ju do të pendoheni më vonë.

Shigjetari

Nëse nuk tregoheni të sinqertë me partnerin, sot ka rrezik që të përfshiheni në debate të njëpasnjëshme. Beqarët do ndihen mirë me statusin që kanë. Me financat tregohuni të kujdesshëm që mos të vuani pasojat më vonë.

Bricjapi

Do e forconi edhe më tepër marrëdhënien tuaj në çift falë përkushtimit që do tregoni për partnerit tuaj këtë të premte. Të ardhurat do të jenë të kënaqshme të cilat do ju lejojnë të bëni edhe ndonjë shpenzim të tepruar.

Ujori

Dita e sotme do të jetë e qetë he e mbushur me momente romantike për ata që janë në një lidhje dashurie. Për beqarët parashikohen disa takime, por vetëm kaq, asgjë e re në fushën sentimentale për ata.

Peshqit

Jeta juaj në çift do të marrë një tjetër drejtim sot. Do jeni më të vetëdijshëm për gabimet e bëra dhe do gjeni një mënyrë për të kërkuar falje. Në planin financiar fati do të jetë në anën tuaj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat