Çfarë nuk dini për klitorin

Life style

Çfarë nuk dini për klitorin

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 19:44

Klitori është në fakt i vetmi organ në trup me funksionin e vetëm për të siguruar kënaqësi.

Ka qenë prej kohësh një mister: deri në vitin 1998 shumica e teksteve ilustronin vetëm pjesën e jashtme. Helen O’Conell, një urologe australiane, zbuloi nëpërmjet një seri e studimesh se klitori është në fakt një sistem kompleks, i fuqishëm organ i përbërë nga një total prej tetëmbëdhjetë pjesë, dy të tretat e të cilave janë të brendshme.

Është një pjesë e trupit që ka shumë nerva: klitori përmban rreth 8,000 mbaresa nervore, duke e bërë atë central elektrik i kënaqësisë. Klitori ka dy herë më shumë mbaresa nervore, se penisi.

Çdo grua është ndryshe
Femrat janë të gjitha të ndryshme nga njëra­tjetra kështu që pse klitori nuk duhet të jetë ndryshe? Çdo grua ka nevojë për lloj të ndryshëm stimulimi për t’u ndjerë e kënaqur. Disa gra preferojnë prekjen në afërsi të klitoris disa të tjera jo.

Mbi pikën G: ne kemi dëgjuar të gjithë për pikën e famshme G. A ekziston? A kanë të gjitha gratë një të tillë? Po. Kjo për shkak se pika G është vetë klitori. Kjo zonë e njohur për sjellje të kënaqësisë u bë bujë mbrapa viteve 80 ku u cilësua si nxitës i orgazmës femërore.

Është shumë e ngjashme me penisin: “Klitori dhe penisi janë imazhe pasqyrë e njëri­tjetrit, të organizuar ndryshe”, shpjegon dr. Chalker.

Ajo mund të zmadhohet me moshën: Edhe pse madhësia e klitorit nuk ndikon në jetën tuaj seksuale, ajo ndryshon dimensionet gjatë jetës tuaj. Sipas dr.Chalker, për shkak të një ndryshimi në nivelin e hormoneve pas menopauzës, mund të shikoni disa dallime në madhësinë e pjesës suaj intime.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat