Hapet resorti i parë i marijuanës në SHBA (Foto)

Life style

Hapet resorti i parë i marijuanës në SHBA (Foto)

Më: 2 tetor 2015 Në ora: 00:36

Një fis amerikan në Dakotën Jugore po planifikon të hapë resortin e parë të marijuanës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fisi prej 400 anëtarësh, Santee Sioux, tashmë drejton një hotel, një kazino dhe një fermë dhe shpreson se një resort i tillë, ku prodhohet dhe konsumohet marijuanë, do të jetë një gjenerator i ri i të ardhurave.

Marijuana nuk është e ligjshme në Dakotën Jugore, por fisit i është lejuar që të rritë bimën narkotike që nga qershori i këtij viti.

Resorti do të hapet në prag të Vitit të Ri dhe do të jetë vetëm me rezervimin. Marijuana do të kultivohet dhe madje do të ofrohet në një sallë pritjeje. Salla do të ketë lojëra, ushqim, një bar dhe muzikë.

"Ne duam që ajo të jetë një shesh lojërash për të rritur", tha kreu i fisit Anthony Reider për agjencinë e lajmeve AP.

"Askund tjetër në Amerikë nuk do të ketë një diçka të tillë”, u shpreh ai ndërsa theksoi se pritet të arrihet një fitim deri në 2 milionë dollarë në muaj.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat