Del nga burgu për të bërë seks me gruan, një hap i gabuar i kushton prangat

Life style

Del nga burgu për të bërë seks me gruan, një hap i gabuar i kushton prangat

Më: 1 tetor 2015 Në ora: 15:24

Nuk rrinte dot pa gruan e tij të dashur, kështu që u arratis nga burgu për të kaluar dy netë të zjarrta me bashkëshorten në një hotel tejet luksoz. Netë të kaluara nën dritën e qirinjve në suitën ekskluzive, ushqime deti dhe fruta afrodiziake. Dhe më tej shampanjë pa fund. Ishte pikërisht sjellja e 26- vjeçarit Douglas dhe look-u jo shumë korrekt i së shoqes Elieen, ajo që ngjalli dyshime te pronarët e hotelit luksoz “Clay Hall” në Spalding të Anglisë.

“Zonja kishte një dekolte që nuk kalonte pa rënë në sy. Gjinjtë ishin të bërë dhe dukeshin tepër. Jo vetëm, por kishte bërë aq shumë tualet sa dukej çuditshëm”, tha portieri i hotelit për Daili Mail. Ndërsa i riu u përshkrua me shumë muskuj dhe se ishin një çift i pazakontë për një hotel të rafinuar. Gjithçka u zbulua pas kontrollit që bën punonjësit e hotelit në Facebook, ku zbuluan se Douglas rezultonte rezident në qendrën e vuajtjes së dënimeve “North Sea Camp”.

Për më tepër ai kishte shkruar në Facebook, se kishte kaluar një natë të nxehtë në hotel me anë të mashtrimit.

Fundjavën e fundit të gushtit, Douglas u shtir sikur kishte rënë nga një karrige në dhomë dhe kishte ndrydhur këmbën, kështu që drejtuesit e hotelit u ndien në detyrim dhe nuk e lanë që të paguante për qëndrimin. Menjëherë pasi zbuluan mashtrimin, punonjësit e hotelit lajmëruan policinë ku dhe mësuan se para pak ditësh ishte arratisur nga burgu.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat