Të fejuar për 41 vite: Kanë 14 nipa, por nuk kanë plane për martesë!

Life style

Të fejuar për 41 vite: Kanë 14 nipa, por nuk kanë plane për martesë!

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 17:02

Kur e pranoi propozimin, ishte një adoleshente shumë e gëzuar, por 41 vite më vonë, Susan Crofte, ende pret që i fejuari i saj Bill ta puth tek altari.

Gruaja 58-vjeçare e kishte vënë në gisht unazën në vitin 1974 dhe kishte pritur që së shpejti të martohet.

Mirëpo, edhe pasi lindën katër fëmijë, e u bënë gjyshër 14 herë, të dashuruarit nuk janë martuar.

Pensionisti nga Yorkshire i Britanisë së Madhe, i thotë të fejuarës së saj për çdo ditë se e do shumë - që i bie të jetë mbi 15 mijë herë prejse ata janë bashkë.

“Mbetëm pa para dhe e anuluam martesën. Para se ta kuptojmë, muajt u bënë vite dhe ja ku jemi”, ka shpjeguar 60-vjeçari arsyen pse nuk u martuan.

“Më vonë u bëmë me fëmijë dhe angazhimet e shumta na larguan nga mendimet për martesë”, ka thënë Susan, lidhur me fejesën e tyre të gjatë.

“Gjithmonë kam dashur një dasmë madhështore, me vello, lule, miq dhe shumë muzikë”, shton Susan, e cila duke qeshur shton se “ndoshta kjo është arsyeja pse kam mbetur pa u martuar”.

Dyshja që kanë 41 vite së bashku, jetojnë në periferi të qytetit Barnsley, teksa fëmijët e tyre jetojnë në vende të ndryshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat