5 simptomat e para të shtatzënisë

Life style

5 simptomat e para të shtatzënisë

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 15:37

E vetmja metodë e sigurt për të kuptuar nëse jeni shtatzënë është testi i shtatzënisë edhe pse ka edhe disa kufizime (nëse kryhet gabimisht ose shumë herët). Megjithatë, ka disa shenja të tjera përveç testit, që duhet të merren parasysh që mund t’ju bëjnë juve të kuptoni treguesit e parë për një shtatzëni.

Më poshtë po ju sjellim 5 shenja për një shtatzëni të mundshme.

Vonesa e menstruacioneve - Siç kemi theksuar, simptoma e parë dhe e dukshme e shtatzënisë është mungesa e menstruacioneve. Por një vonesë mund të konsiderohet edhe normë, ku cikli menstrual zakonisht ndodh në mënyrë të parregullt, në praninë e stresit, traumave ose ndryshimit të sezonit. Në mënyrë të qartë, nëse vonesa zgjat gjatë menstruacioneve dhe nuk shfaqet, mundësia e shtatzënisë bëhet e mprehtë. E vetmja mënyrë që të keni një përgjigje të sigurt është testi.

Përgjumja ose lodhje e tepruar - Edhe në këtë rast, kjo shpreh një simptomë për shtatzëni, por gjithashtu edhe një element të zakonshëm. Të qenit i përgjumur dhe i lodhur, në fakt mund të vijë dhe nga stresi, puna jashtë orarit, ndryshimi i sezonit, mangësi ushqyese apo patologjive në progres (akute ose kronike).

Neveri dhe zmbrapsje për disa ushqime - Ju mendoni se simptomat e para të shtatzënisë janë përzierja nga disa lloj ushqimesh. Dhe, në fakt, vjellja është pjesë e një grupi simptomash shumë të zakonshme, tregues i një shtatzënie që del në mënyrën më të mirë. Pra, është e vërtetë se një ndjenjë e përzierjes apo neveria ndaj ushqimeve të caktuara dhe aromat mund të kenë të njëjtën vlerë me një test pozitiv të shtatzënisë. Njohja e këtyre sinjaleve bëhet më e lehtë në qoftë se ju filloni të ndjeni refuzimin për shkak të asaj që deri në atë ditë kanë qenë mjaft të preferuara për ju. Por ne duhet të kujtojmë gjithmonë se përzierja mund të jetë e lidhur edhe me çrregullimet nervore, viruset, tretjet e dobëta, helmimi me ushqim, alergji ...

Dhimbja e barkut - Shenjë për një shtatzëni të hershme janë edhe dhimbjet e barkut të cilat vinë nga kontraksionet e mitrës dhe krijimi i një embrioni. Por një dhimbje stomaku apo barku, gjithashtu mund të shkaktohet edhe nga menstruacionet ose vjen si pasojë e çrregullimeve të zorrëve, apo thjeshtë edhe nga stresi dhe emocioni.

Hemorragjia - Humbja e gjakut "anormal" mund të jetë tregues i një fillimi të shtatzënisë. Ngjyra e tij është e ndryshme nga ajo që lidhet me menstruacionet. Për më tepër, në rast të një shtatzënie, hemorragjia nuk do ta lejonte zhvillimin e saj me intensitet. Edhe në këtë rast, testet dhe gjinekologu përfaqësojnë rrugën e parë për të marrë përgjigjen që ju duhet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat