Të biesh në dashuri dhe dashuria, dy ndjenja të ndryshme

Life style

Të biesh në dashuri dhe dashuria, dy ndjenja të ndryshme

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 10:13

Edhe pse të biesh në dashuri dhe dashuria janë ndjenja të fuqishme ndaj personit tjetër, shpeshherë këto dy gjëra ngatërrohen. Të rënët në dashuri është momentale, ndërsa dashuria zgjat.

Pasioni dhe besnikëria

Pasioni është cilësi themelore e të rënit në dashuri. Tërhiqni njëri-tjetrin pa ndjenja intensive. Fjala është vetëm për prirje seksuale ndaj personit tjetër, e cila zgjat vetëm derisa lidhja është e freskët, ndërsa shumë shpejt shuhet. Besnikëria është bazë në të cilën zhvillohet dashuria. Ajo gjatë kohës forcohet dhe bëhet më intensive.

Dashuria sipërfaqësore dhe e pjekur

S’ka dyshim, të rënët në dashuri është sipërfaqësore, sepse është e bazuar në momentin, në tërheqjen momentale dhe në kënaqësi. Nga ana tjetër, dashuria është ndjenjë e pjekur. E kuptoni qartë çfarë është mirë, e çfarë është keq dhe në fund kjo do t’ju bëjë të lumtur.

Obsesioni dhe përkushtimi

Nëse nuk arrihet obsesioni, paraqiten hidhërimi dhe xhelozia. Dashuria është ndjenjë krejtësisht e kundërt. Personi do të jetë i durueshëm dhe i gatshëm që të pranojë çfarëdo sfide. Personi, i cili dashuron do të përpiqet që t’i zgjidhë problemet momentale dhe nuk do të shmanget. Në dashuri gjithmonë ekziston ndjenja e përkatësisë dhe e besnikërisë, gjë që kurrë nuk mund të pritet një gjë e tillë te të rënët në dashuri.

Siguria dhe pasiguria

Në dashuri ekziston siguri e madhe. Kjo është kështu, sepse duket sikur, personi i cili ju dashuron nuk do t’ju braktisë. Nëse vetëm keni rënë në dashuri, gjithmonë ekziston pasiguria që partneri mund t’ju braktisë apo t’ju tradhtojë.

Tepër e bukur dhe e tmerrshme

Bukuria e dashurisë del nga fakti që ekziston pranimi i të metave të partnerëve. E pranoni dikë ashtu siç është – kjo është diçka shumë e bukur. Nga ana tjetër, të rënët në dashuri është e tmerrshme, sepse nuk ekziston lidhshmëria dhe gjithmonë jeni të brengosur për besnikërinë e partnerit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat