Kërkonte punë, dërgon një foto nudo bashkë me CV-në

Life style

Kërkonte punë, dërgon një foto nudo bashkë me CV-në

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 18:38

Të kërkosh punë mund të jetë stresuese dhe të të çojë në gabime. I ka ndodhur një 23-vjeçari nga Çikago, i cili pa e vënë re, i ka dërguar një “selfie” të sikletshme, ku shfaqej nudo, përgjegjësit të personelit të një kompanie.

Sipas gazetës amerikane “Chicago Tribune”, drejtori i burimeve njerëzore është trembur dhe ka kontaktuar policinë.

Djaloshi ka shpjeguar që foton donte ta dërgonte në një tjetër destinacion, por vendi i punës tashmë ishte sfumuar.

Agjenti i policisë ka ndërhyrë për të zgjidhur problemin e silkletshëm dhe ka thirrur të riun të ketë më shumë vëmendje në të ardhmen: “Herën e ardhshme, nëse kërkon një punë, ji më i kujdesshëm”, – i ka thënë polici.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat