Horoskopi ditor, 29 gusht 2015

Life style

Horoskopi ditor, 29 gusht 2015

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 07:38

Ky është horoskopi për ditën e shtunë 29 gusht 2015. Dita e sotme do t’ju gjejë plot energji, ndaj do të jeni në gjendje të zbatoni planet që keni pasur gjatë javës.
Nuk është e nevojshme të vendosni objektiva globale, mjafton të realizoni gjërat që ju duhen më shumë gjatë ditës. Shmangni ndërmarrjet e rrezikshme ose nismat e mëdha, është e panevojshme të mbingarkoni veten tani.

Dashi

Një ditë e mbarë për aktivitete kreative, shkëmbim, informacioni dhe përvoje. Ditën premton të jetë e pasur me ngjarje interesante përsa i takon fushës së ndjenjave. Ju mund të mbështeteni tek i dashuri juaj, ndihma e tij është e rëndësishme.

Demi

Kjo ditë është e mbushur me emocione dhe çmenduri. Shmangni arrogancën, narcizmin dhe qëndrim negativ ndaj kritikave të arsyeshme. Vetëm largpamësia juaj dhe veprimet e matura mund t’ju sigurojnë sukses. I kushtoni vëmendje njerëzve që ju rrethojnë se për shkak të disa xhelozive keni një ftohje me partnerin.

Binjakët

Në gjysmën e parë të ditës do të ndiheni e lënë pas dore dhe kjo do t’ju sjellë edhe debate me partnerin. Duhet të diskutoni çdo gjë me partnerin dhe kjo ju sjell qetësim të situatës. Nëse ia arrini kësaj, pasditja do të jetë më e qetë.

Gaforrja

Ditë e vështirë. E pafavorshme për çdo veprim që ju ndërmerrni në fushën profesionale. Është mirë që përveç fushës profesionale ti kushtoni vëmendje edhe shëndetit tuaj. Jeni njëri që doni të mbështeteni vetëm në veten tuaj, por dhe ndihma e miqve dhe të dashurve është e rëndësishme.

Luani

Ju që keni shoqata jo fitimprurëse kjo është një ditë e mbarë për të analizuar dhe diskutuar për projekte të reja, pse jo dhe të aplikoni sapo t’ju jepet mundësia. Do t’ju vijë një surprizë e këndshme, por ju zakonisht nuk reagoni me qeft ë madh. Ndiheni mirë me fëmijët dhe familjen tuaj.

Virgjëresha

Kjo do të jetë një ditë e mbarë. Përpiquni që pjesën e dytë të ditës ta kaloni jashtë me familjen ose miq të mirë dhe të shijoni në maksimum natyrën duke marrë vetëm energji pozitive prej saj. Shmangni gjykimet dhe deklaratat e ashpra me qëllim që të mos i prishni humorin vetes.

Peshorja

Do të jetë një ditë paksa e trazuar, por kjo do të shërbejë për mirë, pasi do të arrini të vendosni disa piketa konkrete për të ardhmen tuaj, kryesisht në fushën e ndjenjave. Aktivitetet e përbashkëta do të forcojë mirëkuptimin reciprok në familje.

Akrepi

Mos kritikoni veten për gjërat e së shkuarës, askush nuk meriton më shumë sesa ka marrë. Duhet të tregoheni fleksibël dhe bujarë me ata që ju rrethojnë dhe dhurojnë dashuri. Ju që keni familje kushtojini më shumë vëmendje fëmijëve tuaj dhe shmangni bisedat e kota që ju harxhojnë energji.

Shigjetari

Ditë e mbarë. Do të bëni disa blerje të dobishme ose transaksione të mira. Do të jetë një ditë e mirë për të analizuar çdo situatë e cila më pas mund t’ju shërbeje për të rregulluar marrëdhëniet me kolegët, eproret apo vartësit tuaj. Pasdite mund të ndieni disa shqetësime fizike, është mirë të dilni nj shëtitje në natyre.

Bricjapi

Keni bërë disa kursime, por kjo është një ditë që mund tua shpenzojë pa kuptuar. Mundohuni të mos bini në tundim dhe të harxhoni gjithçka që keni. Përndryshe do të mbesni me duar në xhepa. Duhet ti kushtoni vëmendje shëndetit dhe çështjeve të dashurisë.

Ujori

Edhe për ju kjo do të jetë një ditë e mbarë dhe e qetë, si fundjave ju do të arrini të pushoni, qetësoheni pranë familjes dhe njerëzve tuaj të dashur. Pse jo mund të planifikoni edhe ndonjë udhëtim, pushimet ende nuk kanë mbaruar. Mbase ky udhëtim ju ndihmon për të zgjidhur edhe ndonjë problem në fushën e dashurisë .

Peshqit

Ndoshta ju do të keni një dëshirë për të ndryshuar diçka në jetën tuaj. Do të ishte mirë por mos nxitonin pasi nuk është dita për të kryer ndryshime radikale. Kushtoni vëmendje më shumë shëndetit tuaj dhe familjes së ngushtë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat