Në Ferizaj ateron nusja me helikopter (Foto)

Life style

Në Ferizaj ateron nusja me helikopter (Foto)

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 19:57

Sapo ka arritur nusja në qytetin e dhëndërrit, në Ferizaj. Në këtë ceremoni spektakulare po marrin pjesë shumë qytetarë, të njohur e të panjohur, pa përjashtuar as gazetarët.

Nusja, Vjollca Krasniqi ka fluturuar nga fshati i saj i vajzërisë, Zhilivodë e Vushtrrisë, për tek qyteti i dhëndërrit, Alban Koxhanit, në Ferizaj.

Nusen e kanë pritur qytetarë të shumtë në oborrin e pallatit të sporteve “Bill Klinton” në Ferizaj. Gati e gjithë ceremonia, përfshirë edhe kurorëzimi është zhvilluar aty.

Nusja, Vjollca, me nxitim, sapo ka ateruar në Ferizaj, nuk ka pritur aspak dhe ka nënshkruar menjëherë kurorëzimin në prani të hoxhës.

Çifti tashmë është nisur për në qytet, ku edhe do të bëjnë foto me qytetarët.

Lajmi.net mëson se helikopteri është marrë me qira në Shqipëri, ndërkaq, veç helikopterit, nusen e ka shoqëruar edhe një eskortë me dhjetë limuzina.

Dhëndërri Albani për lajmi.net tha se ka një vit që kanë vendosur të bëjnë një dasmë në këtë mënyrë.

Ndërkaq mësohet se e tërë familja e tij jetojnë në Kanada, ku edhe zhvillojnë biznese atje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat