Horoskopi, 5 gusht 2015

Life style

Horoskopi, 5 gusht 2015

Më: 5 gusht 2015 Në ora: 07:47

DASHI 21/3 - 20/4

Ka rrezik që situata t'iu dalë jashtë kontrollit sot juve që jeni në një lidhje. Nuk do merreni vesh me atë që keni në krah dhe debatet do jenë të njëpasnjëshme.

DEMI 21/4 - 21/5

Në planin financiar do të jeni më të organizuar dhe çdo gjë ka për t'iu ecur ashtu si keni dashur. Mund të hiqni edhe para mënjanë.

BINJAKËT 22/5 - 21/6

Do jeni shumë të shqetësuar gjatë kësaj dite për jetën tuaj në çift. Me financat tregohuni të arsyeshëm, po e tepruar me shpenzimet do keni probleme serioze.

GAFORRJA 22/6 - 22/7

Ditë mjaft premtuese do të jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do dashuroheni si kurrë më parë. Beqarët do të kenë mundësi të bëjnë zgjedhjen e duhur .

LUANI 23/7 - 21/8

Do kaloni disa vështirësi sot në jetën tuaj në çift ju të dashuruarit dhe mund të ndiheni keq. Mirë do jetë të qëndroni pak ditë larg njeri-tjetrit dhe të reflektoni.

VIRGJE RESHΑ 22/8 - 23/9

Atmosfera në jetën tuaj në çift nuk do jetë aspak e ngrohtë gjatë kësaj dite. Në disa momente madje mund të keni debate të forta. Për beqarët një ditë e zakonshme.

PESHORJA 24/9 - 23/10 Do të keni debate të njëpasnjëshme dhe nuk do të ndiheni aspak të qetë. Në planin financiar do i bëni mirë llogaritë dhe gjendja nuk do jetë aspak e keqe.

AKREPI 24/10 - 22/11

Marrëdhënia në çift do jetë e shkëlqyer gjatë gjithë kësaj dite. Edhe në planin financiar do jeni me shumë fat dhe gjendja do fillojë të stabilizohet tej mase.

SHIGJETARI 23/11 - 22/12

Çdo gjë ka për të ecur mirë sot mes jush dhe atij që keni në krah. Do flisni edhe për të ardhmen dhe do merrni vendime me rëndësi.

BRICJAPI 23/12 - 20/1

Marrëdhënia juaj në çift nuk do jetë aspak dinamike gjatë kësaj dite. Do mundoheni sa të mundni ta stabilizoni situatën, por nuk do ja dilni dot.

UJORI 21/1 - 19/2

Do i merrni gjërat me pozitivizëm sot juve që jeni në një lidhje dhe marrëdhënia me partnerin do vazhdojë të mbetet e shkëlqyer.

PESHQIT 20/2 - 20/3 Shfrytëzojeni çdo moment sa më shumë që të mundeni sot. Në planin financiar gjithçka ka për të ndryshuar për mirë gjatë kësaj dite.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat