Ja disa nga arsyet pse seksin duhet ta bëni të pistë?!

Life style

Ja disa nga arsyet pse seksin duhet ta bëni të pistë?!

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 08:29

Në çdo tubim mes miqsh apo edhe njerëzish të panjohur, gjithmonë është një çift më i veçantë se të tjerët të cilët me gjestet e tyre e bëjnë që të kenë gjithë vëmendjen e masës. shkruan Cosmopolitan Magazine.

Por si të arrijmë ta kemi këtë vëmendje?!

Aktori Kevin Backon pati zbuluar rregullat e tij gjate parakalimit në qilimin e kuq dhe këshilla e tij ishte “luftën bëje të pastër kurse seksin e pistë”. Për ta shijuar funksionimin e kësaj gjithmonë duhet ta kemi në konsideratë faktin se Kevin Bacon dhe partnerja e tij Kyra Sedgëick ka 21 vite kanë vëmendjen e publikut. Si duke çifti e ka gjetur formulën e suksesit dhe kënaqësisë në lidhjen e tyre.

Edhe ju mund ta arrini këtë. Ju duhet vetëm t’i ndiqni dy rregullat a arta në mënyrë që kjo formulë të ndikojë edhe tek lidhja që ju keni.

Nëse dëshironi që lidhja juaj të jetë e pastër, pa gënjeshtra dhe dallavere e tradhti, atëherë do të keni një “lufte te pastër”. Çdo gjë do të jetë e hapur dhe nuk do të ketë fshehtësi në mes partnerëve. Me këtë do të arrini që të keni një lidhje të gjatë dhe të lumtur.

Ndihuni te lirë qe t’i bëni të gjitha ato gjëra që vinë në mendjen tuaj. Së bashku me partneren tuaj mundohuni që të arrini kënaqësinë maksimale, edhe nëse janë në pyetje mënyrat më të pista të seksit, por të cilat do të arrijnë kënaqësinë tuaj gjithmonë duke mos lejuar që gjërat tu ikin nga duart. Largojeni stresin, keqardhjen dhe mos u ndjeni të turpëruar. Dërgojeni veten tuaj deri në pikën më të lartë të përjetimit të kënaqësisë suaj.

Por kurrë mos e harroni, vetëm luftën bëjeni të pastër, ndërsa seksi gjithmonë të pisët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat