Këshilla per vajzat e shkurtra: Ja si duhet të visheni!

Life style

Këshilla per vajzat e shkurtra: Ja si duhet të visheni!

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 21:35

Për shumë kohë, vajzat e shkurtra janë këshilluar se çfarë duhet dhe nuk duhet të veshin . Ne mendojmë se është momenti t'i lemë mënjanë këto mite dhe të ndjekim këshilla të tjera që i hedhin poshtë gjithë ato rregulla njëherë e përgjithmonë.

Sandalet stil Gladiator nuk janë për këmbët tuaja: Celësi për të veshur sandale gladiator deri mbi gju është të bëni si Kortney Kardashian (1.52m), duke i kombinuar ato me pantallona të shkurtëra. Kështu do keni porporcione të balancuara.

Harrojini këpucët e sheshta: Mary-Kate dhe Ashley Olsen (1.57m dhe 1.52m), vërtetojnë se nuk keni pse të lëkundeni mbi taka për tu dukur të sofistikuara. Këtë vit tek çmimet CFDA, dyshja preferoi të veshë të sheshta dhe veshje krejt të zeza. Provojeni dhe ju duke pasur parasysh të ekspozoni pjesën e kyçeve të këmbës për një super look.

Fustanet e gjatë ju “pushtojnë” gjithë trupin: Sekreti për të veshur një fustan deri në fund të këmbëve qëndron tek beli. Nichole Richie (1.55m) duket me e gjatë duke vendosur një rrip të hollë rreth belit të saj. Ide praktike!

Fundet treçerekshe nuk ju kanë hije, ama po të shohim Vanessa Hudgens (1.57m), do thoshim që duket magjepsëse e veshur pikërisht kështu. Herës tjetër kur ta vishni kombinojeni me një bluzë të shkurtër për të dhënë idenë e këmbëve të gjata, funksionon!

Rripat e sandaleve rreth kyçit të këmbës ju bejnë të dukeni të mbledhura në trup, por nuk do thonim të njëjtën gjë për Miroslava Duma (1.50m). Rripi është vendosur rreth pjesës më të hollë të kyçit duke nxjerrë në pah vetëm një pjesë të konsiderueshme të kembës. Është koha ti vishni edhe ju!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat