Këpucët që ndryshojnë ngjyrën

Life style

Këpucët që ndryshojnë ngjyrën

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 17:10

Këpucët e të ardhmes do të ndryshojnë ngjyrën dhe dizenjon në bazë të shijeve. Gjithçka falë një aplikacioni me një prekje në smartphone.

Ideja, që nuk është kthyer ende në një produkt për tregun, ështe e Rehabstudio, një studio zhvilluesisht londineze që ka menduar për “Shift Sneakers”, këpucët e gjimanstikës që janë në gjendje të shfrytëzojnë të rejat e fundit për veshjet hi tech. Kështu, nëse ble një palë do të kesh në dispozicion mijëra të tjera për ti veshur e përshtatur pa kufi.

Atletet bëhen nëpërmjet copash përçuese, reaktive dhe që lidhen me një ekran mini led. Aplikacioni, në fakt, është menduar si një dyqan ku ble paketë dizenjosh dhe ngjyrash. Por jo vetëm kaq. Nëse kërkoni ti përshtasni me veshjen, mjafton të bëni një foto të veshjes dhe këpucët do ta gjejnë vetë tonalitetin e duhur për një kombinim perfekt.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat