E drejta për ushqim

Life style

E drejta për ushqim

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 20:56

Këshillat kundër çuarjes dëm të ushqimeve

E drejta për ushqim nuk duhet të jetë një arritje sociale, por më tepër një e drejtë e patjetërsueshme e çdo qenieje njerëzore. Por për fat të keq realiteti është krejt ndryshe, madje edhe në këtë shekull kaq të ndjeshëm ndaj temave shoqërore. Po, i ndjeshëm, por ama vetëm për pjesën më me fat të planetit, përkundër asaj që vuan urinë e përditshme.

Fondet që shoqatat e bamirësisë kryejnë periodikisht në vendet më të varfra nuk janë të mjaftueshme për të mbyllur hendekun e urisë ose për të zgjidhur këtë problem tepër madhor botëror.

Ashtu siç po shkojnë gjërat, të gjithëve ne na takon të ndërmarrim një ndryshim perspektive që mund të ripërtërijë qasjen tonë ndaj ushqimit dhe hedhjes së tij.

Një sjellje me një pjekuri më të madhe mbase nuk do të mund të zhdukë urinë nëpër botë, por sigurisht mund të kontribuojë sadopak në këtë drejtim. Nëse dëshironi të bëheni pjesë e kësaj nisme, ju rekomandohet të veproni si më poshtë.

Bëni pazar vetëm atëherë kur duhet

Në vend që të mbushni frigoriferin me ushqime të blera rastësisht duhet të mësoheni që të furnizoheni vetëm në bazë të nevojave aktuale.

Konsumoni ushqim në bazë të nevojës

Hedhjet e mëdha të ushqimeve me të cilat jeni mësuar duhet t’ia lënë vendin një konsumi të ndërgjegjshëm i cili merr parasysh nevojat tona reale fizike.

Konservojini mirë ushqimet

Mbase ju ndodh shpesh që të hidhni në plehra ushqim të prishur për shkak të keqkonservimit të tyre. Lënia e ushqimeve në frigorifer jo të vulosura do të reduktonte për shembull freskinë e tyre. Më mirë ruajini në mënyrën e duhur për t’i bërë që të zgjasin më shumë e për rrjedhojë për të shmangur hedhjen e tyre.

Dhuroni ushqimin e tepërt

Duke pasur parasysh se ushqimet duhet të konsumohen para prishjes, në qoftë se ju bie rasti që të keni disa prej tyre në prag të skadencës, por që nuk i konsumoni dot njëherësh, do të bënit mirë që t’i dhuronit. Ky nuk është vetëm një akt bamirësie, por edhe përgjegjësie.

Merrni në konsideratë ndikimin e ushqimeve mbi ambient

Zgjedhja e ushqimeve me vetëdije do të thotë marrje në konsideratë e ndikimit të prodhimit të tyre në mjedis.

Promovoni edukimin e ushqyerjes

Është shumë e rëndësishme që fëmijëve tuaj apo gjeneratës së re t’i “injektoni” një edukim ushqyerje më të ndërgjegjshëm dhe të kujdesshëm për të gjithë zinxhirin e prodhimit.

Privilegjoni ushqimet me “zero kilometër”

Ushqimet e prodhuara në vende të vogla pranë jush garantojnë jo vetëm freskinë dhe kosto të vogla, por edhe një ndikim më të vogël në ambient. Për shembull nëse në kopshtin apo në ballkonin e shtëpisë suaj ju do të mbillnit perime të ndryshme apo erëza ju do ta përdornit më pak makinën për të shkuar diku në një treg ushqimesh.

Organizoni bërjen e pazarit

Sipas disa studimeve, personat të cilët planifikojnë shpenzimet duke hartuar lista dhe duke kontrolluar karakteristikat e çdo ushqimi çojnë dëm më pak ushqime sesa konsumatorët e pakujdesshëm.

Një sjellje me një pjekuri më të madhe mbase nuk do të mund të zhdukë urinë nëpër botë, por sigurisht mund të kontribuojë sadopak në këtë drejtim

Sipas disa studimeve, personat të cilët planifikojnë shpenzimet duke hartuar lista dhe duke kontrolluar karakteristikat e çdo ushqimi çojnë dëm më pak ushqime sesa konsumatorët e pakujdesshëm

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat