I plas gjoksi 13 kilogramësh!

Life style

I plas gjoksi 13 kilogramësh!

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 07:25

Dee Stein është një 53 vjeçare nga Las Vegasi dhe që në moshë të re i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për të rritur dhe zmadhuar gjoksin. Ajo ka punuar si balerinë në lokale të ndryshme dhe kishte vënë re se femrat me gjoksin e madh fitonin më shumë.

Në moshën 20 vjeçare vendosi që të bëjë këtë ndërhyrje, edhe pse përfundimi dhe rezultati ishte jashtë çdo parashikimi. Ajo vendosi të fusë në gjoks një protezë 13 kilogramëshe, e cila e bënte trupin e saj të mos ishte aspak në proporcion.

Kohët e fundit, njëri prej dy impianteve të vendosura në gjoks i është thyer, duke provokuar shfryrjen e gjoksit. Kjo është arsyeja pse ajo udhëtoi për në Loz Angeles, ku u takua me kirurgët Paul Nassif e Terry Dubrow, me shpresën se ata do të mund të zgjidhnin problemin e saj të vështirë.

Historia e Dee është treguar gjatë një puntate të një realit show në televizionet amerikane dhe ka lënë pa fjalë një pjesë të madhe të publikut. Gjoksi i saj i madh po transformohej në një emergjencë të vërtetë mjekësore që vendoste në rrezik serioz jetën e 53-vjeçares.

Dee i është kthyer masës së saj origjinale të gjoksit dhe pas një ndërhyrjeje të suksesshme ka thënë: “Është shumë i bukur. Tani ndihem e lehtë si një pupël”.

Ajo ka menduar që në të ardhmen ti drejtohet përsëri kirurgjisë plastike, por jo më për gjoksin. Dee dëshiron të bëjë të përsosur hundën. Ajo vuan nga një deviacion në hundë, çka i krijon probleme me frymëmarrjen.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat