Gruaja humb kujtesën, apel në Facebook: Më thoni se kush jam

Life style

Gruaja humb kujtesën, apel në Facebook: Më thoni se kush jam

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 18:29

Një grua në Kaliforni ka kërkuar ndihmën e policisë për të gjetur identitetin e saj, sepse i ka humbur kujtesa dhe nuk e di as vetë se kush është dhe nga vjen. Për t’i ardhur në ndihmë FBI ka hapur një faqe tek Interpoli, ku jep disa të dhëna në mënyrë që ta shohin shumë njerëz dhe ta ndihmojnë në gjetjen e familjarëve dhe identitetit të saj.

Gjithashtu është hapur një faqe në Facebook, ku mijëra qytetarë e kanë lexuar apelin e gruas, por askush nuk ka mundur që ta njohë. Ajo është bionde dhe rreth 50 vjeç. Njerëzit që e rrethojnë gruan i kanë vënë emrin Sam. Të dhënat e para të çojnë në Australi në sajë të pak kujtimeve që ajo ka, theks të veçantë të anglishtes.

Por deri më tani nuk ka ardhur asnjë konfirmim. Mjekët flasin për një amnezi të provokuar ndoshta nga një kancer ovarian, të cilin edhe ajo vetë e kujton. Tani gjithçka është në dorë të FBI-së dhe Interpoli pahapur një faqe për të ndihmuar hetuesit amerikanë që të zbardhin çështjen.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat