Teksti i ndarjes së 11-vjeçares nga i dashuri bëhet hit

Life style

Teksti i ndarjes së 11-vjeçares nga i dashuri bëhet hit

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 12:06

Kur Madi Nickens vendosi të publikojë mesazhet që kishte shkëmbyer motra e saj 11-vjeçare me të dashurin, nuk e dinte se ato do bëheshin hit në internet.

Nxënësja e shkollës fillore në Teksas, SHBA, u nda me të dashurin e saj pasi ai doli në park me një vajzë tjetër.

Më poshtë mesazhet e shkëmbyera mes tyre:

“Duhet të flasim”.

“Ok”

“Dëgjova se ke dalë në park me Natalie. Pse më ke tradhtuar Joey? Të dhashë dy shanse dhe besoja se ti më the që më doje, por mendoj se jo”.

“Më vjen keq, thjesht po vërdallosesha me të”.

“Nuk ka rëndësi, thjesht mos më fol më në shkollë. As nuk të kam dashur”.

“Dakord, po ishe ti ajo që më bleu pijet te Starbucks, kështu që duket se më doje pak”.

“Ik pirdhu Joey. Ding dong, oh, çfarë është kjo, qenka ashensori, sepse ti nuk je në nivelin tim. E fitova këtë betejë. Këtë herë mbaroi njëherë e mirë”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat