Mbretëresha i mëson Hamiltonit si të sillet në tavolinë

Life style

Mbretëresha i mëson Hamiltonit si të sillet në tavolinë

Më: 27 qershor 2015 Në ora: 23:29

Ai dihet që është shumë i mirë në startin e garave, por jo gjithmonë duhet të jesh i pari për të nisur gjërat.

Kampioni i F1, Lewis Hamilton pranoi se mori leksione edukate nga Mbretëresha e Anglisë, kur rastisi pranë saj gjatë një darke.

30-vjeçari tha se ishte shumë i lumtur që ishte ulur pranë saj dhe nisi t’i fliste.

Por Mbretëresha i tha: “Jo, duhet të flasësh andej dhe unë do flas këndej dhe më pas do kthehem tek ti”.

“Ajo është një grua e ëmbël”, tha Hamilton.

Një eksperte në fushën e mirësjelljes tha se protokolli, që sugjeron se duhet t’i flasësh së pari personit që ke në krah të majtë, i njohur edhe si ‘Turning the Table”, daton që prej kohërave Viktoriane.

Në këtë rast, gabimi i Hamilton ishte që i foli i pari, kur ishte Mbretëresha ajo që duhej t’i fliste.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat